Elia “braktis” Princin për Raul Bovën

Dita

Festivali i Filmit në Monte Carlo që po mbahet këto ditë, ka shqiptarë pjesë të tijën. Ajo është aktorja Yllka Mujo që u përzgjodh për të qenë pjesë e jurisë.

Mujo është shoqëruar në këtë aktivitet nga vajza e saj, Elia Zaharia, duket se aktorja e re, po shfrytëzon mundësinë për të krijuar njohje dhe pse jo kontakte, që do t’i shërbenin në profesionin e saj. Bashkëshortja e Leka Zogut, kur gjatë ditëve të Festivalit, kanë takuar edhe aktorin e famshëm, Raul Bova.

Ky rast, nuk mund t’i shpëtonte pa u fiksuar në një foto, aq më tepër kur bëhet fjalë për seks-simbolin italian, i cili duket se ka simpatinë edhe të dy aktoreve shqiptare. Këtë shkrepje Elia e ka postuar në profilin e saj në Facebook dhe aty është shumë vajza e gra e kanë shfaqur hapur dëshirën për të qenë ato në vend të asaj, por, jo të gjitha e kanë këtë fat!

Në një nga fotot, Elia shfaqet edhe me një bashkëatdhetar të sajin, një nga personazhet më të njohur të televizionit italian, Ezio Greggio, i cili së fundi ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Ky i fundit është edhe Presidenti i festivalit të njohur të filmit komedi, i cili për të 12-in vit radhazi, mbahet në Monte Carlo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *