Nxjerrja në shitje nga përmbaruesit e City Park shënoi rënien e parë të madhe të një prej investimeve më të rëndësishme në fushën e qendrave tregtare, që arriti të mbijetonte në treg vetëm për njëperiudhë 6-vjeçare.
Shoqëria e përmbarimit, Executores Litium, ka publikuar shitjen e dy objekteve me një sipërfaqe totale 43,121 metra katrorë dhe e truallit dhe arës me sipërfaqetotale prej rreth 90 mijë metra katrorë. Ankandi do të zhvillohet më 4 mars. Çmimi fillestar për shitjen e kësaj qendre tregtare nis me 24.48 milionë euro.
City Park u hap në fund të vitit 2009 dhe sipas deklarimeve të drejtuesve të saj në atë kohë, investimi total pritej të arrinte në 130 milionë euro. Një pjesë e këtij investimi u mbulua nëpërmjet kredive tëdhëna nga bankat.
Përveçse hapja e City Park përkoi me krizën ekonomike në vend, që u shoqërua me tkurrje të ndjeshme të konsumit në periudhën 2010 e në vazhdim, kjo qendër shënjestroi klientelën relativisht të pasur, duke hapur fillimisht dyqane relativisht të shtrenjta, një strategji kjo që nuk ka rezultuar e suksesshme në Shqipëri. City Park e ndryshoi tregun e synuar, duke shënjestruar dhe tregun e mesëm dhe të ulët, por ndërkohë konkurrenca është shtuar, me hapjen e qendrës tjetër tregtare TEG, në fund të vitit 2011, raporton Monitor.
Me konkurrencën që u shtua, City Park nuk arriti të rrisë të ardhurat nga qiratë, ndërsa humbjet ishin të larta, çka bëri që bilanci i saj të përkeqësohej vitet e fundit dhe qendra filloi të kishte probleme me kreditorët (kryesisht bankat).
Sipas të dhënave nga QKR, gjatë vitit 2014, në derën e qendrës nuk kanë pushuar përmbaruesit, (E.P.S.A, Bailliff Services Albania, Justitia, Kodra Bailiff Service etj.) që gati çdo muaj kanë kryer regjistrime të ndryshme pranë kompanisë.
Sipas faqes zyrtare të internetit, City Park ka një sipërfaqe totale 237 mijë metra katrorë dhe më shumë se 180 dyqane dhe vende argëtimi. Të dhënat e Colliers International bëjnë të ditur se sipërfaqja që jepet me qira e City Park është rreth 40 mijë metra katrorë, e dyta më e madhe në vend pas TEG, që kryeson me 42 mijë metra katrorë.
Rënia që filloi në 2011-n
Pas një fillimi relativisht të mbarë, City Parkshënoi ecuri mjaft negative në vitin 2011, duke ndier pasojat e krizës së konsumit në vend. Sipas të dhënave nga tatimet, xhiro e kompanisë në vitin 2011 arriti në rreth 624 milionë lekë, në përgjysmimin nga qarkullimi vjetor prej 1.3 miliardë lekëshqë realizoi në vitin 2010. Edhe humbjet e kompanisë janë shtuar ndjeshëm, nga 28 milionë lekë në 2010-n në 283 milionë lekë në 2011-n.
Në vitin 2012, qarkullimi vjetor vijoi rënien, por me ritme më të ulëta, duke arritur në 605 milionë lekë. Qendra arriti të regjistronte fitime, kryesisht si rrjedhojë e të ardhurave të larta financiare.
Për vitin 2013, kompania ka deklaruar një qarkullim vjetor prej 450 milionë lekësh, me një rënie me rreth 25% me bazë vjetore. Kompania rezultoi me një humbje prej 165 milionë lekësh, nga fitimi prej 278 milionë lekësh i vitit të mëparshëm. Humbjet erdhën tërësisht si rrjedhojë e tkurrjes së të ardhurave, ndërkohë që shpenzimet arritën të mbaheshin nën kontroll. (shiko tabelën:Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, City Park).
Të ardhurat nga qiratë përbënin 52% të totalit, në 2013-n. Nga qiratë u siguruan 18% më pak të ardhura se një vit më parë, për shkak të uljes së tarifës së tyre. Zëri i dytë që sjell më shumë të ardhura është ai i tarifave të shërbimit me 26% të totalit.
Detyrimi ndaj bankave rreth 26 milionë euro
Sipas detajimeve në bilanc, huamarrjet nga bankat janë rreth 3.6 miliardë lekë, apo gati 26 milionë euro, qëështë pothuajse e barabartë me shumën minimale të ankandit të shpallur nga përmbarimi. “Kreditë afatgjata të marra nga banka janë nëproces ristrukturimi, pasi kanë skaduar kontratat fillestare”, – thuhet në bilanc. Banka më e ekspozuar është Tirana Bank, kredia e dhënë prej së cilës zë 66% të totalit të huas dhënë City Park. E dyta është Raiffeisen, me 22% të totalit.
Prej disa kohësh, City Park ishte marrë në menaxhim nga kreditorët e saj, që gjithsesi nuk ia dolën të vinin në rrugë të mbarë një nga investimet më të mëdha në vend nësegmentin e qendrave tregtare.
City Park i filluan telashet me kreditorët që në mes të vitit 2011, kur Banka Credins urdhëroi vendosjen e sekuestros konservative me objekt moskthim kredie. Pasi qendra ka arritur të lirojë pak kohë më vonë sekuestron, përmbaruesit janë kthyer sërish gjatë gjithë vitit 2013 dhe 2014.
Qendra ka një detyrim si hua afatgjatë dhe ndaj ortakëve të shoqërisë, prej rreth 249 milionë lekësh, pjesa kryesore e të cilave ndaj Avni Ponarit, si dhe një hua prej 812 milionë lekësh ndaj Dekës dhe Olim, sipas bilancit të vitit 2013 të kompanisë.
Çmimi minimal i shitjes tre herë më i ulët se vlera e tokës e ndërtesës në bilanc
Në total, në bilanc, toka dhe ndërtesa e City Park vlerësohen me rreth 70 milionë euro, gati tri herë më e lartë se shuma minimale që do të dalë për shitje në ankand (shiko tabelën Bilanci i City Park 2013).
Vlera e tokës dhe e ndërtesës u rrit ndjeshëm rreth tre vjet më parë. Në vitin 2012, me vendim të asamblesësë Ortakëve, është miratuar raporti i vlerësimit të aseteve, bërë nga Ing. Silvana Abazi. Në bazë të këtij vendimi, vlera e tokës u dyfishua, nga rreth 254 milionë lekë, në rreth444 milionë lekë. Por, rivlerësimin më të ndjeshëm e shënoi ndërtesa, vlera e së cilës në bilancin e vitit 2012 u rrit në 9.95 miliardë lekë, nga 3.87 miliardë lekë në 2011. Sipas shënimeve në bilancin e vitit 2012, diferencat, rritja në vlerë e tokës dhe ndërtesës është kaluar direkt në Kapitalin e Shoqërisë në zërin Teprica nga Rivlerësimi.

PIRAMIDAT E REJA.
MOS U CUDISNI KUR TE SHKONI NE BANKE PER TE TERHEQUR DEPOZITEN TUAJ DHE TJU JAPIN NE KEMBIM LETRA ME VLERE (AKSIONE TE CITYPARK APO CITYPARQERVE)
CITY PARK-BANKA CREDINS-ARTAN SANTO -FALIMENTIM,,,,,,,,,,,,,,,???????????????