Dashi
Sot kuadri yjor pritet të jetë përgjithësisht pozitiv për ju që i përkisni kësaj shenje, prandaj parashikohet një ditë e mirë në të gjitha drejtimet. Mos u kushtoni rëndësi gjërave të vogla.
Demi
Qielli juaj është i ngarkuar me një mori yjesh të mirë, të cilët do t’ju bëjnë të rikuperoni shumë nga ato që nuk keni realizuar ditët e kaluara. Interesante raportet me partnerin, por shpenzimet janë pika juaj e dobët.
Binjakët
Urani, që është edhe ylli juaj i mirë, bën që sot të jeni shumë agresivë dhe dominues ndaj të tjerëve. Marsi ju përtërin energjitë, por mund të sjellë edhe të papritura të pakëndshme.
Gaforrja
Duket që jeni shumë konfuzë dhe ky do të jetë problemi juaj gjatë ditës së sotme. Ndoshta do të ishte mirë të vendosnit vetë pa u menduar shumë kur nuk keni dikë që t’ju këshillojë drejt.
Luani
Edhe të lindurit e kësaj shenje sot duket se janë “të privilegjuar” pasi do të kenë mbi kokë një numër yjesh dashamirëse, me përjashtim të Hënës, e cila mund të hedhë ndonjë “vickël” në planin sentimental.
Virgjëresha
Edhe pse nuk është ndonjë momet pozitiv për ju, pasi janë një numër yjesh që nuk “ju shohin me sy të mirë”, duhet të bëni durim sepse situata do të ndryshojë shpejt. Frenoni entuziazmin e parakohshëm.
Peshorja
Gjeometritë planetare janë shumë harmonike, prandaj edhe dita e sotme pritet të jetë përgjithësisht e mirë, ndonëse angazhimet tuaja do të vinë në rritje. Mërkuri ju jep një sens organizativ të admirueshëm.
Akrepi
Në përgjithësi dita e sotme pritet të jetë e qetë, ndërsa ju vetë do të jeni disi të plogësht dhe me vështirësi do të rifitoni ritmet tuaja të zakonshme. Jeni pak melankolikë dhe kjo për shkak të Hënës në shenjë.
Shigjetari
Situata yjore e trazuar bën që dita e sotme të jetë shumë intensive, me të papritura që do t’ju imponojnë të ndryshoni herë pas herë objektivat tuaja. Vetëm Afërdita ju jep sinjale të qarta dashurie.
Bricjapi
Për shumë të lindur të kësaj shenje, është puna ajo që përbën angazhimin kryesor, prandaj është mirë që të mos i lini gjërat që kanë të bëjnë me të, pas dore. Momente magjike në dashuri.
Ujori
Edhe pse në përgjithësi qielli juaj është i qetë, gjendja juaj shpirtërore vazhdon të jetë jo edhe aq e mirë, prandaj sot do të jeni disi pasivë dhe pa shumë interes për gjërat që ju rrethojnë.
Peshqit
Një situatë e paqëndrueshme yjore për shkak të tranzitit të shumë planeteve e bën ditën tuaj shumë të ngarkuar në të gjitha aspektet. Megjithatë, pritet të kaloni një mbrëmje interesante në planin sentimental.
