Letër e nënshkruar,
Vasil Puci
Ky titull është marrë në njërin prej vëllimeve me tregime të shkrimtarit Dritëro Agolli. Vetë Dritëroi është shprehur se: “Po të më dilte para vetja ime e disa dekadave të shkuara, do të ndeshesha keq me të”. Pa e lodhur lexuesin le të futemi në temë. Komisari Memo, komunist i parë me të gjitha atributet, pa qenë gjykatës shqipton dënime konkrete për kundërshtarët politikë, pa qenë përmbarues sekuestron mallin e tjetërkund pa qenë veprimtar i shoqatave të bamirësisë ndan falas te të tjerët mallin që nuk ishte i tij…
Kjo në periudhën e luftës.
Marrim periudhën e demokracisë për të bërë krahasimin. Komisari komunist Berisha, me të gjitha atributet, pa qenë gjykatës vepron e jep dënime konkrete për kundërshtarët politikë. Gjakos opozitën, vret në 21 Janar, shpall Prokuroren të pavlefshme, ofendon Presidentin Topi, arreston Remzi Hoxhën etj etj. Ndan në Gërdec për familjet që vetë i shkatërroi dengje me para pa qenë veprimtar i shoqatave të bamirësisë.
Marrim periudhën e Rilindjes.
Pa qenë komunist Edi Rama përdor një metodë tjetër. Ai do të ngjallë më të mirën, atë ç’ka mbetur nga Rilindja si term. Do të bëjë shtet dhe për këtë po përpiqet. Të vendosë ligjin, të mos marrë mallin e tjetrit, t’i japë shtetit territoret, të ndërtojë institucionet. Ai nuk di në asnjë rast ku të ketë dënuar kundërshtarët politik, ai nuk futet në jetën e gjykatave. Po çfarë s’bën z.Rama? S’proteston me qeveri e elektorat para Gjykatës së Lartë. Shikoni në Argjentinë se prokurori vrau veten, mijëra protestues në qetësi dolën para Presidencës dhe kërkonin gjetjen e shkaktarëve dhe vendosjen e drejtësisë. Gjykata jonë e Lartë e shtyu 21 Janarin për 6 muaj sa të bëhen zgjedhjet. Pra paskemi njerëz të krisur. Le të mendojmë për një moment për të pyetur e marrë mendim dhe nga lexuesi i Ditës.
Sikur zgjedhjet t’i kish fituar P. Demokratike, pra Berisha ato të 23 Qershorit? Më thoni, ju lutem, si do të ishin larë borxhet e mbledhura në vite të energjisë elektrike? Me borxhe apo me luftë? Asnjëherë s’është bërë kjo temë, por le ta bëjmë duke ju kthyer Dritëroit nga fillimi, unë do të thosha: Mirë e ke pasur usta!
