Një histori dhune dhe policia

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Vite më parë kur ministër i brendshëm qe Nishani, një patrullë policie në rrugën “Margarita Tutulani” zbriti nga makina e tij një adoleshent. Atë të mjerë, e rrahën aq shumë sikur të qe pupace e jo prej mishi dhe gjaku. Ne që rastisëm, u munduam ta mbronim viktimën por, desh e pësuam vetë. Pa ndjenja e morën e sesi janë sjell me të në komisariat s’i dihet. U fol se nuk i kish ndaluar policisë. Nga kontrolli në makinë nuk i gjetën gjë. Djali i gjorë edhe duart nuk i ngriti të priste grushtat e shqelmat e policëve. Më ka munduar vazhdimisht ndjenja nëse ai djalë është mirë apo ka ngelur sakat. Dhuna e policisë në Korçë, Kavajë dhe në Tiranë tregon se në ç’gjendje e kemi policinë. Ironia është se sot policinë e drejtojnë Rama e Tahiri që janë dhunuar vetë më parë. Punën e parë që duhej të bënin, ishte ndalja e torturës nga policia. Nga Xhevdet Cora

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *