Ndërron jetë babai i Agron Dukës

Dita

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta babai i deputetit të PR-së, Agron Duka. Lajmi është bërë i ditur në profilin e Facebook-ut të deputetit. “Miqtë e mi kudo që ndodheni, me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen nga jeta të babait tonë, Enver Duka në moshën 76-vjeçare.

Varrimi bëhet sot (dje) në orën 15:00 në Durrës. Babai ynë, Enver Duka, lindi më 18.05. 1939 në Xhafzotaj. Ai iu dedikua mësimdhënies pas përfundimit të Shkollës së Mesme Bujqësore. Gjatë jetës së tij i është përkushtuar mësimdhënies në disa prej fshatrave të qytetit të Shijakut, dhe më pas në shkollën e mesme të përgjithshme në Shijak.

Kantina e verës “Duka”, e ndërtuar në vitin 2005 sipas standardeve ndërkombëtare dhe vera e prodhuar nga vreshta, për të cilat ai kujdesej vet. Ishte një shprehje e të atit që e kishte fort për zemër “Parfumi më i mirë në jetë është ai i punës” dhe përmes punës dhe dedikimit ai arriti të plotësonte dy dëshirat e tij, të kishte një familje të shëndoshë dhe të jetësonte pasionin e tij për vreshtarinë Gjyshi, siç e thërrisnim të gjithë, ishte busulla orientuese për familjen, në të gjitha aspektet.

Humbja e tij, na lë një boshllëk që zor do të mbushet, por puna, fjalët dhe këshillat e tij të urta i kemi ende në mendje e në zemër dhe do t’na drejtojnë përpara,” shkruan Duka. Ngushëllime për Gonin dhe suksese në garën për bashkinë e Durrësit

Share This Article
6 Comments
  • Shpreh keqardhjen time per vdekjen e zotit Skender Duka si njeri.
    Nuk e di nese ai qe ka patur deshire te kete nje familje te shendoshe, ka ngelur i kenaqur kur djali i tij deri tani eshte bere me tre tesera partie; Te paren me Saliun, te dyten me Fatosin dhe te treten me Mediun.
    Respekte per zotin Skender Duka

  • Shpreh keqardhjen time per vdekjen e zotit Enver Duka si njeri.
    Nuk e di nese ai qe ka patur deshire te kete nje familje te shendoshe, ka ngelur i kenaqur kur djali i tij deri tani eshte bere me tre tesera partie; Te paren me Saliun, te dyten me Fatosin dhe te treten me Mediun.
    Respekte per zotin Enver Duka

  • Ngushellime familjes duka ,ijati ityre ishte nje njeri me zemer te madhe,nje burre qe kishte dashuri per njerzit, i qante hadhet i ndihmonte me sa munde njerzit ,duke u bere nje shembull edhe per femijet e tij ,qe edhe keta te fundit te ecin nen gjurmete te atit .origjinen e kane nga laberia,gjake labi.respekte…

  • Ngushellime Agronit dhe gjith familjes Duka. Babai juaj dha modelin me te mire te punes dhe ndershmerise, zoti ju nderofte ne rrugen e jetes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *