Që jeta private është shkrirë e gjitha përmes rrjeteve sociale, kjo nuk është më gjë e re.
Fenomeni i globalizimit ka prekur edhe qelizat më të imta të jetës personale të të gjithëve.
Por ajo që më së shumti ka tërhequr vëmendjen kohët e fundit është mënyra se si serviret jeta private e shumë prej personazheve të njohur, aq sa një pjesë e mirë e tyre kanë filluar ta kthejnë në “konkurrencë” të jetuarin përmes Instagramit.
E gënjeshtërt apo ajo, jeta që i transmetohet publikut përmes rrjeteve sociale, sidomos Instagramit, është e ngjashme me atë të një telenovele, ama këtu ekziston vetëm një shtresë: ajo e pasur. Kush ka më shumë, është më i pëlqyeri.
Por ka edhe nga ato që kësaj pjese nuk i japin aq shumë rëndësi, por ndjejnë nevojën e promovimit të vetes, biznesit që kanë apo aktiviteteve të tjera që bëjnë.
Ndoshta ky grup është më i madh edhe në Shqipëri, pavarësisht se në sytë tanë, e gjitha përmblidhet në një fjalë të vetme: luks. Disa nga personazhet që bëjnë jetë luksi, parë nga Instagrami:
Enada At’Nikolla
Stilistja e njohur At’Nikolla është e lakmuar për stilin unik, shijen e hollë, por edhe sportivitetin që shfaq edhe në profilin e saj. Këtë e dëshmon herë pas here edhe në Instagram, ku ajo poston foto nga aktivitetet artistike, veshjet, por edhe eventet që organizon në atelienë e saj.
Bukuroshja Armina, po ashtu është një ndër emrat më të ndjekur në faqet sociale. Në fotot e postuara vazhdimisht, Armina dallon për stilin dhe dashurinë që ka për market e shtrenjta, një pjesë të mirë të cilave i ka bërë pjesë edhe të biznesit të saj, të hapur pak kohë më parë. Që kur bashkëjeton me Zenin, kjo vajzë jeton mes luksit dhe këtë nuk nguron ta shfaq.
Bleona Qereti
Një ndër emrat që ka bërë mjaft zhurmë mediatike kohët e fundit, pas sukseseve të njëpasnjëshme dhe “boom”-eve artistike në të cilat ka marrë pjesë. Jeta përmes Instagramit e Bleonës është jeta e ëndërruar e shumë të rinjve, të cilët e shohin këngëtaren si njeriun që i arrin me çdo kusht gjërat që ka dashur në jetë.
Rezarta Skifteri
Një tjetër stiliste, e konsideruar shpesh si stilistja elitare, e cila dallon për stilin dhe elegancën e pashoqe që prezanton në veshje. Shpeshherë, edhe Rezi i ndan me të gjithë miqtë në rrjete sociale një jetë për të ndarë momentet e lumtura që po kalon këto kohë. Elegante, si gjithmonë dhe me stilin e saj të veçantë.

