Kush ishte Marko La Piana?

redaktor

I nderuar lexues! Marko La Piana (1883-1958) ishte gjuhëtar i njohur arbëresh nga katundi Hora në krahinën e Palermos (Sicili). Si njohës i mirë jo vetëm i të folmeve arbëreshe, por edhe i gjuhës shqipe në përgjithësi, ka shkruar një sërë studimesh. Ka lënë dorëshkrim edhe një gramatikë historike dhe një fjalor etimologjik të gjuhës shqipe. Më 1912 zbuloi dhe ribotoi veprën e Lekë Matrëngës me shënime gjuhësore me interes. Në studimet e tij vëmendjen më të madhe ua ka kushtuar çështjeve të fonetikës dhe të morfologjisë historike të gjuhës shqipe. Ka trajtuar edhe çështje etimologjike, si edhe bashkëpërkimet ndërmjet shqipes e rumanishtes. Studimet e Marko La Pianës shquhen për mendime origjinale dhe për qëndrime kritike ndaj disa zgjidhjeve të mëparshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *