Vargje të nënshkruara
Kapo Labi, Vlorë
Ditë, na ka zënë halli
Me ca deputet nevrikë
Po s’peshoi nga ta kandari
Të shesin për një dor’ kripë
Se kur nxehet Toma ynë
Edhe nata bëhet ditë
Thahet Buna dhe Cukali
Në gjunjë ulen perënditë
S’kemi nerva të dëgjojmë
Jo u lag e jo s’u lag
Na dalin e na teprojnë
Sherret e kusarit plak
Për ju deputet shkodranë
Do ishte në nderin tuaj
Të mos rrini nëpër Tiranë
Kur janë qindra të ngujuar
S’ua del dot një Liljanë
Një mësuese heroine
Lë hallet e saj mënjanë
Shkel me këmbë gjith’ Malësinë
O president i Saliut
S’le ballist pa dekoruar
Pa shiko se ç’bën Liljana
Kjo mësues’e përkushtuar.
Gëzoni se erdhi pranvera, se sherre do kemi përhera! Nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.
