Kanabis legal? Më mirë djepi bosh!

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

 

E dashur Dita! Më bëri përshtypje një gjë për drogën që duhet të legalizohet sipas Kokëdhimës dhe të ndonjë biçim inxhinieri anonim e mendjeprishur. Po kur qenka kaq e mirë dhe me gjithë ato epërsi droga, pse këta që po na mbushkan mendjen neve të paditurve se çfarë është dynjalliku, kur pyeten nëse e kanë përdorur vetë drogën, thonë njëzëri dhe shpejt: JO?!

Po kështu si po shkojnë punët në këtë vend, ku ligjin janë thirrur horrat për ta bërë, domosdo që nuk ka për t’u bërë ndonjë punë e mirë, veç drogës, prostitucionit, korrupsionit etj. të kësaj natyre. Le ta legalizojnë për vete dhe familjet e tyre, por jo për shqiptarët. Është turp të dëgjosh pallavra të tilla. Më mirë djepi bosh se sa shejtani brenda!

Share This Article
1 Comment
  • @autori

    Zoteri perpara se te te japim te drejte per sharjet dhe profecite qe shkruan, na thuaj argumentat qe ke per kete fatkeqesi qe na kercenon nga kultivimi i kontrolluar i kesaj bime?
    Shume vende te botes diskutojne sot legalizimin e saj, ne 5 shtete te Amerikes dhe 6 te tjera nebote me sa di une eshte i legalizuar, mund te jene edhe me shume. A e di zoteri se sa te vdekur ka nga perdorimi i alkolit, konsumi i cigareve? A e di se nga perdorimi i kanabisit(me perjashtim te perdorimit ekstrem) nuk ka te vdekur? Megjithate ketu nuk diskutohet perdorimi por prodhimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *