Duhet patjetër të dalin në Tv Klan?

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

 

Një përshëndetje dhe një vërejtje për z.Tahiri. Ju përshëndes z.Tahiri për performancën e shkëlqyer Tuaj dhe të Policisë së Shtetit. Jam i sigurt se të njëjtin opinion ndajnë dhe të gjithë qytetarët e ndershëm, për punën shumë të lavdërueshme duke ju bërë Ju padyshim ministrin më të suksesshëm të të gjitha kohërave në krye të këtij dikasteri.

Ne do ju inkurajojmë dhe mbështesim, mbështetja ndaj Policisë së Shtetit është më shumë siguri për jetët tona. Por çështja e ditës, rendi me gjithë arritjet e mëdha ditët e fundit, ka pas një intensitet goditjesh nga krimi, duke ja vështirësuar edhe më shumë punën policisë. Krimi nuk vepron vetëm tek ne, ai godet kudo në të gjithë botën, dhe kjo s’përbën ndonjë çudi. Çudi përbën entuziazmi i opozitës së sotme dhe i disa televizioneve si TV Klani, një TV partiak provokativ pse jo dhe nxitës i krimit të radhës.

Pikërisht edhe vërejtja që ju bëj është ulja Juaj në një ndenjëse të tillë televizioni përballë një dashakeqi, provokatori i cili i atribuoi vetes “hetuesin”, duke gërmuar qimen e ndonjë gabimi paçka trarëve të qeverisë që theu qafën, siç janë vrasja e tre komisarëve të policisë, vrasja e deputetit Xhindi, vrasja e Remzi Hoxhës etj. Përshëndetje Dita! Jani Ymka, Pogradec.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *