Fluksi i dërgesave në para nga jashtë prej emigrantëve tanë vijon uljen.
Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, për 9-mujorin 2014, emigrantët në Itali, Greqi etj., dërguan në Shqipëri 391 milionë euro, me një rënie prej 3.5% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas INSTAT – raporton Monitor.
Dërgesat në para nga jashtë prej emigrantëve janë konsideruar faktor kryesor i rritjes së shpenzimeve të konsumit në Shqipëri dhe është nxitësi kryesor i ndërtimit në vend.
Ulja e dergesave lidhet drejtpërdrejt me gjendjen ekonomike në Greqi dhe Itali, dy vende që zënë pjesën më të madhe të dërgesave në para nga jashtë. Dy vendet së bashku përbëjnë 85% të dërgesave në para nga jashtë.
Vetëm 20% e emigrantëve të rikthyer në Shqipëri pas vitit 2008 mendojnë se gjendja e tyre financiare ka ndryshuar për mirë.
Mbi 38.8% e tyre kanë situatë financiare më të rënduar dhe shumica e të kthyerve
41% e shohin situatën e tyre financiare të pandryshuar, sipas vrojtimit që ka bërë INSTAT.
Këto konstatime janë një bazë e fortë për të nxitur një riikje për shumë nga këto familje.
Rreth 133.544 emigrantë u kthyen gjatë periudhës 2009-2013, nga të cilët 74% ishin meshkuj.
Të kthyerit po investojnë në bujqësi dhe në tregtinë me pakicë. Në terma investimi pas kthimit, vetëm 8% e të kthyerve ka arritur të realizojë një projekt investimi.

Bravo Monitor!
Nuk di sa te sakta jane, por vet fakti qe ofrohen studime e te dhena te tilla per problemet jetike te vendit dhe te shtetasve ne teresi eshte shume interesante.
Ndertimi neper fshatra me kursimet e te emigruarve eshte ndoshta nje nga temat me te rendesishme per tu levruar. Qendrimi i Kryeministrit per ndaluar ndertimet pa studime eshte shume i drejte, por nuk mjafton. Mbas zgjedhjeve eshte e domosdoshme te investohet fort me planet rregulluese te qendrave te banuara deri te fshati me i vogel ku investohet.
E them kete sepse po shkojne dem investime kolosale te shqiptareve. Njerzit investojne ne vendlindje dhe kjo eshte fantastike, por pa studime, pa parashikuar infrastrukturen e nevojshme, pa respektuar distancat e ndertimit, ajo qe ka ndodhur ne fakt eshte nje mish- mash, ndertime qe zene rrugen dhe driten njeri tjetrit, leke te çuara dem. Ata qe ndertuan te paret shikojne sot qe investimi i tyre eshte bllokuar e çvleresuar nga te mepasmit.
Nje problem tjeter jane ndertimet atje ku nuk lejohet si ne anet e superstradave, ne parqet e mbrojtura, jashte vijave te verdhe. Eshte koha qe, ne se nuk mund te prishen ekzistueset, le tu dergohet menjehere lajmerimi qe ky ndertim do te prishet. Merret vesh, jo duke flakur njerzit, por me kohe, kur te sigurohen fondet e nevojshme per sistemimin e tyre. Por keta njeres dhe te tjere qe mund te kene idene e nje “te ardhmje” te tyre neper Parqet apo anash superstradave, duhet t’ju pritet rruga perfundimisht.
Me ben pershtypje qendrat e banuara te Kosoves ne te dyja anet e autostrades, te perqendruar, me infrastrukture e ne harmoni me mjedisin, teksa ndertimet tona anash autostrades jane dhunime harbute te hapsirave te sapokrijuara .
Asnjera nga ata cfar prradhisni ju nuk ashte.Vetem qeverisja e keqe ashte shkaku kryesor.Nuk ka siguri per as nje gja;Njerzit kan frig te ndertojn se duhet te japesh miliona po deshe te investojsh.Kujt ja shitni kto dengla,apo mendoni si dikur kur komunikimi ishte shume i veshtit.Mjaftonte propoganta:BUZE ADRIATIKUT RREZE LESHON SHQIPERIA.
O Mark nuk e di pse shkaqet qe ju paraqisni ( jane per t’u verifikuar) mua personalisht me kujton kohen e berishes, sepse o Mark:
1. per nje leje ndertimi ne Fier nje zyrtari te pd i dhashe lek nen dore ( edhe pse me letra te rregulla) Ai me tha tekstualisht: ti ndertoje, e di qe e ke me leje, por une e prish dhe ti s’ke çte me besh, pasi jam ne pushtet.
2. Nusja qe te futej ne pune arsim ( edhe pse prita 3 vjet se nuk doja) pagova 2000 euro, pa vendim: edhe ketu prap nje zyrtare e pd me tha: ti me keto ( pasi une po i thoja shiko diplomen, masterin te kryera ne Itali e jo ketu) qe thua dukesh qe sapo ka ardhur nga emigracioni dhe nuk i kupton disa gjera: Une po te jap ( se e konsideronte si prone te saj) nje vend pune dhe duhet te me japesh te pakten 6 – muaj page te vitit te pare. TORC. Ajo nuk kishte frike ( e me vone e kuptova pse. Ç’ta zgjas, atehere o miku im nuk dije ku te ankoheje dhe sinqerisht dhe mund te rrezikoje jeten, tani edhe nese ka ( nuk e ve ne dyshim) duhet ta pyesin b.thën mire se flaken tutje. Dhe me kete rast u bej thirrje qe nese kane shembuj si keto te mijat, ti DENONCOJNE dhe te marri njehere e mire fund kjo dukuri. Ah dhe nje gje ( medoj se jeton jashte), te pakten ne Itali thuhej se: institucionet dhe njerezit qe punojne ne baze perbejne shtetin.