Nga kush duhet të ruhet Lulzim Basha

redaktor

Vrasja makabër e njërit nga liderët kryesorë kundër lëvizjes politike putiniste dhe vetë shefit të Kremlinit, ish-zevendëskryeministrit Boris Nemzow, është pa dyshim një nga ato akte dhune, egërsimi dhe tiranie, të cilat kanë para vetes ngjarje të rëndësishme dhe enigma të mëdha, të cilat, jo pak herë kanë mbetur edhe në ditët e sotme si gjëra të mbuluara nga fshehtësia.

I njohur si njëri ndër kritikët më të besueshëm të Putinit dhe diktaturës së tij pak a shumë bonapartiste, ai u vra para këmbëve të Kremlinit, si të të thuash u vra nën këmbët e mbretit, edhe si shenjë se forca e mafias shtetërore është aq e fuqishme sa që mund të përmbysë të gjithA iluzionet, vizionet dhe idetë në një pellg gjaku.

E gjithë bota demokratike dënoi këtë vrasje dhe megjithëse në tregun e hipotezave janë hedhur edhe ide të tjera për atë që qëndron pas vrajes, thuajse të gjithë besojnë se kjo është vepër e duarve të fshehta putiniste.

Bota nuk bëri në këtë mes hedhje dyshimesh brenda vetes apo civilizimit të saj, ajo nuk ngriti hamendje me ngjashmëri në jetën e saj politike, si një hapje portash për shpërthime konflikti politik, më pas edhe të dhunës; ajo u përpoq dhe ia arriti të japë në përmasat e vërteta dimensionet politike të kësaj vrasje, viktimë e së cilës u bë njëri ndër zërat kundërshtues të politikës së Kremlinit.

I vetmi njeri që shpejtoi të bëjë përngjasime dhe të ndjellë zezonën në “shtëpinë” e tij ishte ish -presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipëisë Sali Berisha.

Ai, duke qëndruar në nivelin e tij të përherëshëm, pra kasneci i së keqes, solli kumtin se ” kërcënohet me jetë lideri i opozitës , Basha, nga bandat e qeverisë”, duke cituar një emër të njohur në politikën propëdëiste.

Në të vërtetë, deri më tani, dy njerëz të ngjashëm me njëri tjetrin, ndonëse duken në anë të kundërta, kanë bërë shantazhe apo kanë kërcënuar me jetë liderin e një opozite në Shqipëri, por përmasat e shantazhit dhe të kërcënimit, kanë pasur dimensione të ndryshme, për vetë peshën që kanë pasur ata në jetën e Shqipërisë, forcën dhe mbështetjen për të fshehur të vërtetën.

Njeriu , që krejt i pari, haptas, pa asnjë droje, ka kërcënuar me jetë liderin e opizitës shqiptare, është pikërisht Sali Berisha.

Dhe kjo nuk ka ndodhur shumë vite më parë e as me një pëshpëritje në një lokal të zakonshëm, por haptas, me zë e me figurë dhe me cinizëm politik të pashoq.

Menjëherë pas 21 janarit, ish-shefi i qeverisë së asaj kohe paralajmëroi haptas liderin e opozitës, nëse do të mblidheshin edhe një herë para selisë qeveritare, e do tw tentonin të bënin atë që ndodhi me 21 janar, i vetmi përgjegjës do të ishte vetë ai, Edi Rama.

Ai shkoi edhe më tej, duke shtuar se me asnjë tjetër nuk do të kishte punë ai, Berisha, por vetrëm me Edi Ramën. Nuk u ndal as këtu në kërcënimin e tij; shkoi më tej, duke paralajmëruar me cinizmin më të paparë politik e njerëzor se, fjalën në funeralin e tij ai, Berisha, do e bënte të jashtëzakonshme, sa që nuk do të kishte asnjë fjalë tjetër të atij lloji (!).

Të gjitha këto janë dhënë haptas, jo tinzisht dhe është mburrur për to.

Vërtet a është i rrezikuar Basha në Shqipëri dhe nëse mendohet se është, nga kush duhet të ruhet ai?

Socialistët, dhe këtë e kanë bindje politike, janë të butë me përndjekësit e tyre politikë. Disa herë në parlamentin shqiptar, figura të njohura të socalistëve në pushtet janë mburrur se ishin pikërisht ata që e shpëtuan Berishën pa u burgosur dhe këtë e kanë thënë me një mburrje të dukshme, sikur ligjet e shtetit të ishin pronë e baballëkut të tyre.

Asnjë nga liderët pëdësitë nuk ka pësuar nga furia e kundërshtarëve politikë dhe nuk do e pësojë, pasi, edhe kur ata e kishin mbushur kupën, janë gjendur vjegëza politike e ligjore për mosndëshkimin e tyre. Megjithë ngjarjet dramatike të vitit 1997, me përjashtim të një rasti, i njohur si rasti i preshit, asnjë nga liderët e PD-së nuk u trandos, nuk u përndjek e as nuk u dhunua fizikisht.

Basha është i imunizuar në këtë drejtim.

Për më tepër, socialistët e kanë mirë që të kenë përballë një figurë politike si Basha, mbi të cilin, në një kohë të shkurtër, rëndojnë aq shumë mëkate juridike, sa do të ishin të mjaftueshme për një lukuni keqberësish.

Socialistët, me të ardhur në pushtet, për nga rëndësia e njësuan përsonalitetin e liderit të opozitës, pavarësisht se kush do të ishte, me atë të një anëtari të qeverisë, dhe këtë e kishin seriozisht, megjithëse në një kohë tjetër ata ishin rrahur vëndçe.

Në politikën e socialistëve nuk ka asnjë ditë maji të vitit 1966, ku njerëzit e politikës rrihen nëpër sheshet kryesore të vendit, e nuk ka asnjë 21 janar, ku vriten militantët e saj për një të drejtë njerëzore; nuk ka asnjë vrasje të deputetëve kundështarë dhe nuk rëndojnë mbi të krijime falangash të metingashëve që të nxjerin shpirtin për një kafshatë nga shefi i tyre politik.

Basha e di këtë, ai nuk ka frikë majtas, ai e ndjen rrezikun brenda llojit.

Edhe shteti e di këtë, ndaj, pas këtij paralajmërimi berishian, ai duhet të bëjë kujdesin më të madh.

Berisha, po ashtu e di këtë. Ai e ka ndjerë mbi veten se, edhe kur rrethoi me tanket e grabitura dhe autoblindja seline qeveritare, ne shtator 1998; edhe kur u blindua në selinë e partisë së tij, përsëri rrethuar me tanke e armë të kalibrit të rëndë; edhe kur dërgoi urdhërin për të hedhur napalm mbi Vlorën, edhe kur nxiti veriun kundër jugut; edhe kur i shiti karburant Millosheviqit dhe makinës së tij vrasëse, edhe kur burgosi e anatemoi UÇK-në, etj etj, asgjë nuk e gjeti, askush nuk e kërcënoi, askush nuk e trazoi.

Por Berisha di edhe një gjë tjetër. Ai e di se vetëm ngjarjet e mëdha politike mund të nxisin pasione të mëdha. Këtë ai e di më mirë se askush tjetër në Shqipëri dhe ka qenë disa herë, në mos gjithnjë, promotori i këtyre ngjarjeve.

Nuk e di nëse berishianët do të ishin të lumtur nëse politika në Shqipëri do të kishte edhe një viktimë tjetër të politikës së tyre.

Por jam i bindur se sektori i skifterëve pranë falangës së saj do të ishte i lumtur dhe do e kishin ndjellur me gjithë forcën e tyre.

Shumë ngjarje që kanë rrjedhur në Shqipëri e kanë vertetuar këtë, më makabrja nga të cilat është ajo e Azem Hajdarit. Tanimë ka fakte të bollshme, megjithëse ka pasur edhe më parë, se shefi i Hajdarit, e dinte krejt mirë se kush e priste në errësirën e shtatorit njeriun që i kishte thënë se, ” për ty,Sali Berisha, unë jam gati të jap edhe jetën”.

Ai e dinte se njerëzit që po prisnin kishin probleme me Azem Hajdarin, por e dinte po ashtu se ata nuk ishin aty për të. Ai ishte një i thirrur nga larg për të qenë viktima e rradhës, që mund të të çonte drejt pushtetit dhe drejt viktimizimit të luftës në Kosovë nga ndërrimi i pushtetit.

Pak kohë më parë, në një shkrim të dërguar nga vetë ai dhe botuar në faqen e parë të “RD”-së, do të botohej me gërma të mëdha, “Azem, kujtoju ç’ke bërë në datën 1 prill në Shkodër, për t’u vrarë të nesërmen katër demokratë. Tregoju një herë i sinqertë”.

Dhe njeriun që e akuzoi si passkenësi kryesor i vrasjeve të 2 prillit në Shkodër, pasi e bëri mburojën politikë të pushtetit të humbur dhe “dashin” për të shembur selinë qeveritare pas vrasjes, e shpalli hero, e më pas përsëri “harroi” të gërmonte se çfarë kishte ndodhur.

Si kam thënë në disa shkrime të mëparshme në DITA, unë nuk e njoh Bashën, nuk e kam takuar kurrë e nuk kam asnjë shtytje për ta njohur. Kam kërkuar që të përgjigjet për ato që ka bërë, sepse akti i ndëshkimit është akt civilizues, por jam mbrojtës i jetës së tij. Ashtu si është edhe qeveria e sotme shqiptare. Ai ka para vetes disa shembuj, nga të cilat uroj që asnjëri të mos përsëritet, por nga të clat duhet të mësojë.

Pra nga kush rrezikohet Basha?

E them me bindje të plotë se kurrë e asnjëherë nga kjo qeveri. Për këtë le të flerë i qetë. Nëse ai ndonjëherë rri pa gjumë, ndoshta kjo i vjen nga halucinacionet e njohura brendas kampit shqupas.

Shqipëria nuk ka Kremlinin e saj. Nuk ka as Putinin e saj. Atë që kishte e hoqi. Tjetër nuk ka ndër mend të vendosë. Hijet e shfaqura herë pas here, si reminishencë e një pushteti që shkoi, janë të çastit, jo aq të dëmshme, dhe kurrëherë fatkobe.

Share This Article
21 Comments
  • I nderuar Bedri ! UDB po i thot zagarit te saj Berishoviç qe eshte momenti per veprim per te destabilizuar Shqiperine ,Kosoven e krejt Ballkanin per hir te ariut rus qe po lidh dhe fijet me grekun kunder Europes e USA , qeveria socialiste duhet te mbroje verte Bashiçin sepse se eshte kurbani i radhes sipas skenarit per rikthim te dhunshem te fashistoè-komunistit te Viçidolit ne karriken e thyer te mbretit ,

    • shume esakzte se LULUSHI E DENONCOI SALUSHIN NE AMERIKE DHE TANI “FYSHEKUN E KA NE PAJE” SI HAJDARI TREBICKA DHE OOLDASHI ETC ETC

  • Kush esht Azem Hajdari i rradhes? Luli per Salen apo Sala per Lulin ?
    Duke pas moshen e Sales parasysh i epi me shum jete, Lulit…..e zgjedhjet vijn sigurt.

  • Bedri!
    I sakte! Basha duhet te ruhet nga te vetet, nga ai qe vrau Azemin per te marre pushtetin me grusht shteti. Ai doemos do beje nje kurban tjeter, derisa te jete ende i lire e jo nen pranga per krimet qe ka bere. Basha te hape syte dhe qeveria ta ruaje me te vertete.

  • Me mungon Mark Uk uku! uku! uku!

    Na iku dhe Lulka per lesh. E mbaj mend shum mir terrorin qe krijoj Rrumpalla ne ’97 ende po i vuajm pasojat. Veri vs Jug, vetem nje mendje e lig mund te organizonte nje gje te till

  • Me vjen keq Z.Bedri Islami, dashamiri im ,e gazetar i thekur ne mjaft analiza, sidomos ato te UCK-se heroike te Kosoves, por nuk ja vlen hic ne kete rast te beni paralele apo ngjashmeri me vrasjen e Boris Nemcovit (ne rusisht , gjerman) ,me kercenimet qe gjoja sipas merhumit politik shqiptar Salih Rrahman Berisha , po i bejne toidhjo si ne Rusi , nje fare Lulezim Basha, nje grimce rere ne politiken e sotme globale boterore!

  • Pyetja nuk duhet te shtrohet “nga kush duhet te ruhet Lulzim Basha” por “kur do e vrasi Sali Berisha Lulzim Bashen”.
    dhe pergjigja do vij ate dite kur Berisha do ndjej eren e ndryshkut te kangjellave te qelise. Atehere do urdheroj vrasjen e Bashes per te krijuar trazira me alibine e vrau Edi Rama

  • Po a ende po u jepni hapsire atyre dy “trimave” qe luftuan kunder luftes shqiptare te UÇK, atyre dy horrave qe krijuan dhe shpiken dosjet kunder luftetareve trima te UÇK? Kuku e medet çka na ka gjetur, me keto gazeta fjalenxehta!…

    DRENICA E KUQE

  • Me vjen keq Z.Bedri Islami, dashamiri im e gazetar i thekur ne mjaft analiza, sidomos ato te UCK-se heroike te Kosoves, por nuk ja vlen hic ne kete rast te beni paralele apo ngjashmeri me vrasjen e Boris Nemcovit (ne rusisht , gjerman) ,me kercenimet qe gjoja sipas merhumit politik shqiptar Salih Rrahman Berisha , po i bejne toidhjo si ne Rusi , …nje fare Lulezim Basha, nje grimce rere ne politiken e sotme globale boterore!

    Boris Nemcov ,perpara se te ishte nje zv.kryeminister federal i Rusise, ishte nje fizikant e antar i Akademise se Shkencave te Rusise, perpos djale i pamshem , trim e me kurajo ,sebashku me Gasparov , kampioni absolut i Botes ne Shah, qe te dy udheheqes te opozites ndaj presidentit rus Putinit!

    Eshte qesharake , qofte edhe te marresh mundimin “global” per nje copke bajge Pedeiste Lulezimi e domuzi malok Salihi te besh krahasime me Rusine e Ameriken e me lideret e tyre!

    Ketu eshte problemi themelor, se sapo u botua nje lalm fatal dhe shumu i hidhur, se Shqiperia eshte rrudhur 11 perqind , ne popullsi e 20 perqind ne territorin e saj nga shkaterrimi i skajshem i mjedisit!

    Kercenimi i vetem i sotem per shoqerine e traumatizuar shqiptare e sidomos per maloket e genjyer me “sindromin” Salih Berisha ,eshte vetem ky , qe nje vrases ordiner i veshur me pushtet politik e qeveritar ,jo vetem nuk eshte paraqitur para asnje gjykate shqip[tare, qofte edhe per te dhene shpjegime e deshmi per akuzat e perbindeshme ndaj tij ,por edhe i jepet leje e posacme nga Ilir Muta te uzurpoje pa kufi llomotitjet me sharje perverse e kriminale te Parlamentit Shqiptar!

    Askush , ketu ne Shqiperi , nuk ka tager te hiqet i ndershem,… sidomos klasa jashtezakonisht e felliqur hajdute ordinere politike, e te ashtuquajturit “biznesmene” , klasa e te “forteve” e pa eksploruar e klasifikuar ne shkencen e ekonomise, akoma nga ekonomistet me te medhenj te botes Adem Smith , Karl Marks , Rikardo, etj.!

    Ka ardhur koha e momenti , kur Shumica derrmuese qeverisese, me ne krye Edvin Ramen …, pavaresisht se Salihi e Lulezimi jane krere te te ashtuquajtures Opozite, te denoncoje publikisht ne Prokurorine e Republikes shtetasit kriminele Salih Berisha e L.Basha per vrasje me paramendim te qytetareve protestues, te cileve ketej ju ve pllaka perkujtimore ne trotuar , e nga ana tjeter le vrasesit e 21 Janarit te tallen me viktimat!

    Jo! Askush, as qarqet me reaksionare Makartiste antikomuniste ketu ne Shtetet e Bashkuara, nuk do te toleronin keta bandite politiko- ordinere si pune e Salih Berishes!

    Fati yne ,qe votuam ketu presidentin tone Obama, qe ja beri tete me dy cifuteve te Izraelit, te cilet kane nje ndikim te tmerrshem ne Shtetet e Bashkuara!

    Ka ardhur e kaluar koha Bedriu i dashur , qe nga shkrimet tuaja kaq pikante ndaj Salihit, te jepni edhe ndonje mejtim, se si e kush te pakten e ka fajin se perse nuk ndalohet, arrestohet e procedohet penalisht nje cope Salih Berisha!

    Ketu ne rrjetet sociale ka me qindra e mijra denoncime nga qytetare shqiptare qe duan me se pakti te gjykohet “Salih Berisha e kompani” , nje nga te cilet jam edhe une !

    As qe kam patur kurre lidhje ne jeten time me ndonje parti politike, e kalbesira te tilla qe i pjell shoqeria e stermunduar per mbijetese e ne emer te tyre ben Revolucione ,dhe prape mbetet skllave e partive e domuzeve lidere te tyre!

    Formuloni, ju lutem , nje akuze publike dhe gjeni nje Prokuror kurajoz si ne filmin realist me titull “Z” te Kostas Gavras me aktoret e famshem boterore Iv Montan e Irena Papas, ku krimineleve neofashiste greke ju komunikonte vetem nje fraze:

    -Emri, profesioni,…jini fajtor per vrasje…!

    Ky lloj gjykimi njerezor e realist nen presion, sidomos ne kohen e koloneleve te zinj te Athines,qe pushkatuan heroin Nikos Bellojanis , tregon se edhe ne kushte ekstreme te terrorit neofashist te mbeshtetur nga qarqet me reakksionare nga Londra e Washingtoni, triumfoi e drejta , dhe disa muaj me pas u shporr diktatura neofashiste greke dhe Greqia mori fryme e lire drejt demokracise europiane, dhe atbote u liruan komunistet e burgosur e torturuar ne ishujt e Greqise ,qe kishin luftuar nazistet gjermane!

    Keto po i them se shqiptaret ,….greket e thjeshte te sotem ,te dy palet “fukarenj”, duhet t’i shohin ne prizmin jo vetem thjesht “etnik” , por edhe te anes njerezore , pasi shqiptaret arvanitas jane themeluesit e pare te shtetit te sotem grek!

    Duket sikur dolem pak nga tema, por shyqyr qe s’jemi te detyruar te perqendrohemi vetem ne ceshtje banale politike qe te shpifin flamen, …mashtruese dhe pa asnje interes per miletin e thjeshte e te pasigurte per te ardhmen e tij te zymte!

    Meqe ra fjala ketu se perse shembelltyra me e urryer e kombit shqiptar Salih Berisha ,bandit e gangster naziskin politik sic e cilesoi administrata e presidentit amerikan Bill Klinton, rron akoma e pellet si gomari ne Parlament , ne vend qe te pelliste ne hapsane, e perse nuk ngrihet dot nga varri heroi Avni Rustemi e ta shtrije pertoke porsi nje qen te zgjebosur, keto jane ceshtje te Providences hyjnore qe ja ka ngarkuar gabimisht nje gallofi frikaman e pordhaman si Edvin Rama e nje fshatari te poshter e hajdut si Ilir Muta!

    Me keto tabiate te kesaj qeverie , kur ke ne mes nje mumje te gjalle e te rrezikshkme si Ilir Muta ,”kingmaker” ,te cilin kurre nuk e sulmon Salihi i tmerrshem, e nga i cili pertiojne edhe skllever te industrise fasone, “turpi i Shqiperise” , dikur me nje industri te sajen “Made in Albania”!

    Perfundimisht duhet bere e ditur se jo nje fare Edvin Rama, por as edhe Perendia dhe opozita e saj , Dreqi me te birin, nuk ka se c’te beje ne kete vend hem qeroze e hem fodulle!

  • Te me falni.Asnje nga keto skenar per Lulin nuk ka per te ndodhur .Luli i eshte nenshtruar plotesishte Berishes sa nuk mund ta zvendesoje asnje ne Pd .Luli i eshte betuar dhe e di shume mire se jeta e tij eshte e lidhur me Salen.Luli bene gjithcka qe i intereson Berishes .
    Cilet jane skenaret qe mund te rrezikojne jeten e Lulin .
    1-Hakmarrja personale nga ata qe jane ne hasmeri gjaku me te .Dihet temperamenti i shqiptarit. Me vrave do te vras .Deri me sot une mund tju numeroje dhjetra ato qindra raste qe kane ndodhur edhe kur Berisha ishte ne kulmin e pushtetit te tij .Se kur do ndodhi dhe nga kush kjo eshte ceshtje kohe .
    2-Nese bene vaki te shtrohen per gjykim dosjet per 21 janarin dhe shitjen e detit .Ketu do te varet se si do te justifikohen krimet qe kane bere te dy. Saliu dhe Basha .Edhe ne kete raste Saliu eshte me i privilegjuar .Nuk ka fakte konkrete per urdherat qe jane dhene .Edhe nese dalin deshmimtare ne seancat e para do gjeje forma qe ata te eliminohen. Luli nuk ka per ta dhene Saliun edhe nese rrezikohet per tu denuar me burg .Saliu del i paster qe i jep mundesin Lulit per arratisje spetakolare nga burgu .
    Politikishte te dy jane te blinduar dhe nuk ka asnje rrezikshmeni qe ata te denohen ose te azgjesohen .Kultura e nje shteti demokratik nuk denon politikane qe gabojne ne krye te detyres .Kjo eshte dhe arsyeja qe ne, ne cdo komente per Saliun e Lulin, kerkojme denim e tyre . Kot lodhemi dhe i kerkojme Rames te beje nje gje qe dhe ai e di qe nuk eshte e realizushme .E kerkon Evropa thone disa ne komente .Nuk ka baza ligjore te tilla.Jane rekomandime te pergjithshme e jo urdhera .
    Pra sic e kam thene dhe me pare fshiheni nga mendja ndeshkimin e tyre nga shteti apo politika .Tejzgjatja e ketyre temave jane pa vlera.Ato ngelen ceshtje te Drejtesise dhe personave ne konflikte me ta . Drejtesia i ka hapsirat e kufizuara te veproje ndersa personat e vecante per tu hakmarrrur duhet te gjejne e studjojne edhe me te voglin pakujdesi te mbrojtjes se tyre per te vepruar . 3 fishimi i rojeve personale eshte zgjidhja me e mire e tyre ne cfardo pozicjoni qe te jene .Jo me kote Saliu e rekomandoje ne krye te Pd dhe i dha pushtetin e Tiranes.Keto pushtete e bejne me te sigurt jeten e Lulit .Per Salen ,si me Nanon ,Ramen e Meten, jeten e ka te siguruar .Eshte konsideruar e konsiderohet nga qarqet e politikes Evropjane ,Amerikane e Ruse figura kryesore e demokracise ne Shqiperi .Nje Mandela me fytyre gjithperfshirse ne politiken rajonale e me gjere .

  • Nese Saliu rrezikohet nga Burgu,as qe diskutohet se Lulin do e beje Kurban.Edhe nese nuk ben Kurban Lulin,ka plot Desh te tjere ne PD qe Sali Serbi mund te beje Kurban.Si pershembull Arben Imamin,Genc Pollon ose dike tjeter ne PD.

  • Z. Islami!
    Me respektin maksimal per penen tuaj, ju lutem te pranoni sugjerimin tim per te shkruar edhe mbi problematika te tjera qe lidhen me perparimin dhe zhvillimin e shoqerise. Lutem qe te konsideroni edhe mosperfilljen me te ish pushtetareve dhe le t’i flakim ne koshin e mbeturinave qe quhet harrese sepse mbeturina jane dhe aty e kane vendin. Ju kujtoj se shtypin, misionin, produktin dhe ndikimin e tij keta maskarenj e kane deformuar aq shume saqe permendja e tyre i faktorizon perpara shoqerise po aq te deformuar qe kane krijuar keto vite tranzicioni pa fund. E kuptoj mire neverine qe ngjallin dhe ndjenjen e drejtesise se munguar qe na zhurit shpirtin, por me rradhe. Koha dhe historia tregon se vjen dita e gjykimit por na tregon gjithashtu se monstrat e tipit S B dhe L B, fundin me te tmerrshem kane harrimin dhe mosperfilljen. Le ti flakim ne harrese e ti injorojme, sepse ky eshte denimi me i madh qe jep qyteterimi. Sepse keta vuajne me se shumti nga kompleksi i te paqyteteruarit, sepse te tille jane. Gjithsesi, urime dhe pune te mbare.

  • KETU PO FLITET PER BINDJE POLITIKE DHE MENDIME TE NDRYSHME PER POLITIKEN, I THEM DIKUJT SI,(MARK UK) TE MUNDOHEN TI MBAJNE EMOZIONET E BINDJEVE POLITIKE, DHE MOS TE OFENDJNE FAMILJET,NENAT E MOTRAT E KOMENTUESVE, MODERATORI I GAZETES TE BEJ PUNEN E TIJ PER KETO LLOJ KOMENTESH,,,

  • Nga gjithecka shkruhet duhet te kuptohet qe Luli mund te sakrifikohet jo se eshte ndonje vlere e madhe qe do humbe PD dhe Shqiperia,por sepse eshte leva per te vene ne levizje gjullurdine,qe sic thote autori,ka pervoja te meparshme pakufi.Antishqiptarizmi do gezohej shume dhe ne kemi ate qe i ploteson keto deshira.Te gjithe e njohin!

  • Te pranosh qe sali krimineli,tradhtari,dhunusi,hakmarsi primitiv ,shkaterimtari i shqiperis, kjo monster e figura me e llahtarshme qe ka par ndonjeher ky popull, e te thuash qe nuk ka forc,nuk ka ligj e nuk ka burr qe mundet ta denoj per veprat e tij makaber,ateher ,nderoni emer,grisni histori ,hiqni Skenderbeun e madh dhe faturojani herojt e kombit atyre qe mbajten deri von emrin Shqiptar ! Nderoni emer dhe flamur se nuk e meritoni ! Se geni juaj esh klonuar,esht ber nje me tradhtin e jeni kthyer ne nje kope delesh qe kta lloj “barijsh”ju mjelin,ju rrjepin,ju tallin e ju dhunojn e do vazhdojn tju dhunojn se keni “vdekur”si popull ! Do beni cfar ju thon te huajt ,ata te huaj qe marin anen e atij qe paguan me shum, sic kan ber deri tani ambasadoret amerikan ,sepse na pan kush jemi ! Vidjo e korupsionit qe coi ne krimin e madh te 21 Janarit te “haruar”esht esenca e konsiderates,e injorimit,e pazareve te pabesa, qe tregon sa na pjerdhin “burat e shtetit”ton!Edhe herojt do na i servirin ashtu si kriminelin qe spo na ndahet ! Ky paralajmerim per Bashen, esht si ai qe beri per Azemin dikur ! Po pregatit familjen tani te mar stafeten e partis se tij kriminele, te drejtoj Shqiperin ne sherbim te tradhtis ,………..A do e pranoni dhe kte or ish shqiptar??????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *