Televizioni rus ka transmetuar ndërkohë pamjet e momentit të vrasjes së Boris Nemtsov.
Video tregon një person, i cili pas ekzekutimit shkon tek një makinë dhe zhduket, ndoshta me bashkëpunëtor.
Hetuesit rusë zotohen se nuk do lënë asnjë gur pa luajtur, për të gjetur vrasësin e Boris Nemtsov.
Anna Duritskaya modelja 23-vjeçare është e vetmja dëshmitare e vrasjes.
Ajo ishte me liderin e opozitës, në momentin që ai u ekzekutua.
Viktima dergjej aty, në urën më të bukur, në simbolin më të shenjtë rus, si thirrje e fundit e ndërgjegjes njerëzore për një ndryshim. Por është e vështirë që ajo të arrijë diçka, sidomos në një vend si Rusia, ku jo gjithkush e ka mundësinë që të shkojë dhe ta shohë vetë me sytë e tij skenën e krimit.
Pjesa më e madhe e ka parë në televizionet propagandistike, por jo të njëjtën skenë. Kanë parë me siguri një skenë tjetër. Skenën e vrasjes ordinere të një njeriu ordiner, armik të shtetit, që shëtiste me të dashurën e tij rrugëve, duke lënë gruan dhe fëmijët në shtëpi – shkruan britanikja The Guardian.
Nuk mungojnë as ata që dyshojnë se modelja është një spiune ukrainase, e zonja që të influencojë partnerin e saj, duke e bërë që të marrë pozicione të favorshme në Kiev.
Kjo gjendje është rezultat i propagandës qeveritare. Njerëz si Boris Nemcovi, qeveria i cilëson në të gjitha mediet dhe instrumentet e saj të komunikimit, si tradhtarë të kombit dhe si agjentë perëndimorë që duhen zhdukur. Pra edhe nëse ndodh që qeveria vetë të mos ketë gisht në këtë vrasje, më e pakta është që njerëzit që e kanë kryer, të jenë viktima të propagandës së saj – shkruan gazetarja ruse Natalia Antonova.
Në mediat sociale hapen versione sipas të cilave Anna po e shtynte liderin e opozitës drejt qeverisë ukrainase, duke mbajtur qëndrime kundër Moskës.
Vdekja e Nemcovit është një akt tjetër i tragjedisë ruse që vazhdon që prej aneksimit të Krimesë. Por nuk është e qartë shumë se kush përfiton nga kjo tragjedi. Politika e jashtme ruse, përfshirë sanksionet dhe propaganda e egër antiperëndimore e kanë ndarë shoqërinë tonë. Megjithatë, ka shumë zëra në Moskë dhe kudo, që për vrasjen mund të jetë i përfshirë lideri i Çeçenisë, Kadirovi. Ky i fundit duket si një vegël në duart e Putinit, që përdoret vetëm për vepra të pista. Megjithatë pista ka shumë për vrasjen e Nemcovit. Por që të vërtetohet ndonjëra duhet të hulumtojmë thellë në histori – mendon Antonova,
Duke parë me objektivitet ngjarjet e fundit në Rusi, luftën në Ukrainë dhe urrejtjen ndaj Perëndimit, vrasja e një politikani si Nemcovi, paralajmëron se më shumë skena horrori do të ketë në Rusi. Kjo është shtresa më intelektuale në Rusi dhe ajo që po vuan së bashku me më të varfrit. Tashmë parashikohet që Rusia të pushtohet nga një valë terrori, pak a shumë si ngjarjet e përgjakshme që ndodhën në vitet 1930. Janë kokëboshë ata që kanë iluzione se Rusia do të jetë më e mirë pa Boris Nemcovin.


Ky boris nemcovi paska qene toidhio si Sali Berishovi yne!
hahaha cfare komenti … mendoni qe vetem 70 mije vete ne tere ate Moske milioneshe ishin ne marshim. Me shume veta ishin ne Paris per gazetaret e vrare nga bastarde se ne Moske. Aty ska opozite me keq se ne Shqiperi, e percare, e vuajtur, 80% mbeshtesin Putinin. Ne fund te fundit Putini u ka dhene fytyre ruseve
7000 jo 70000 Vlora ne nje qytet me mbi 11milion.
Pershtypje me ben thenia e hetuesve ruse se nuk do linin gure pa levizur per te gjetur vrasesit.Sa e ngjashme me theniet e Berishes ne keto raste?!…