Arrestohen për korrupsion dy efektivë policie

anazapta

Arrestrohen për korrupsion dy efektivë policie. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Leonard Olli, tha se gjatë një operacioni të SHKB është bërë i mundur arrestimi i dy efektivëve të policisë, për korrupsion pasiv dhe falsifikim të vulave. Efektivët e ndaluar janë Mustafa Meta, me detyrë kontrollor në portin e Durrësit si edhe Rudi Gaxhe, me detyrë kontrollor në Kakavijë. Gjithashtu, në pranga ka përfunduar edhe një tjetër bashkëpunëtor i tyre, Nertil Sula, shofer në autobuzin e linjës Tiranë- Athinë, të agjensisë së udhëtimit Inter-Lines. Të tre të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin regjistronin fiktivisht persona që nuk ndodheshin në Shqipëri.

“Gjatë punës hetimore, u konstatua se ky fenomen përfshinte edhe regjistrimin fiktiv të shtetasve, që nuk ndodhen aktualisht në territorin e vendit tonë, nga ana e kontrollorëve, të cilët bashkëpunonin me punonjës policie apo nënpunës të agjencive të udhëtimit dhe, të gjitha këto, në shkëmbim të përfitimeve monetare”, tha Olli.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *