Për Ramën, Doshin dhe të tjerët

redaktor

Ka pak ditë që vëmendja e opinionit publik është përqëndruar në një deklarim të deputetit socialist Tomë Doshi se “…kur të flas unë do të dridhen themelet e maxhorancës…”. Ky deklarim as politik dhe as elokuent u bëri qejfin disave (së pari, opozitës politike) dhe hidhëroi shumë të tjerë. Siç e kemi pasur zakon prej s’dihet qyshkur, disa individë politikë dhe një numër jo i vogël lexuesish nxituan ta shpallin Doshin si të papërgjegjshëm, shërbëtor të opozitës etj. etj.

Personalisht, megjithëse nuk pajtohem me mënyrën e reagimit të Doshit, më duhet të them se e kam pritur një “konflikt” të tillë. Z. Doshi nuk është as nga deputetët më rrezatues të parlamentit shqiptar (nuk e di a kemi ndonjë të tillë, pra të shkëlqyer) dhe as nga deputetët me më pak vlerë të “tempullit të demokracisë”.

Por, në dallim nga shumica e deputetëve, Doshi i përket asaj kategorie që ka hyrë në politikë pasi është bërë i pasur dhe nuk është pasuruar nëpërmjet shfrytëzimit të posteve politike. Nëse dikush mund të thotë se ai është pasuruar në mënyrë të paligjshme, atëherë lind pyetja se përse nuk e penguan dhe ndëshkuan këtë individ qeverisjet e majta e të djathta që i zunë vendin njëra-tjetrës përpara përfshirjes së Doshit në politikë? Prandaj askush, në pozitë apo opozitë nuk e ka të drejtën morale apo politike të bëjë aludime të tilla.

Në dallim nga shumë deputetë të tjerë, Doshi ka një kontribut të jashtëzakonshëm në fitoren e së majtës në qarkun e Shkodrës. Përveç këtij fakti, ai është nga ata individë që kur i ka premtuar elektoratit disa gjëra në rast ardhjeje në pushtet, ka qenë i bindur se do ta mbante fjalën.

Tani që shikon se ato “gjërat” ndodhen ende larg ndihet ngushtë. Duke se sedra e burrit, me të drejtë, nuk e ka lejuar z. Doshi të “kapërdijë” mospërfilljen e treguar nga zyrtarë të lartë qeverisës ndaj tij. Dhe nuk është i vetmi deputet që shpërfillet. Më shumë se individ politik, z.Doshi duket të jetë njeri praktik. Të gjitha këto, sipas mendimit tim, përbëjnë shkaqet që e çuan në një shpërthim emocional.

Ky shpjegim imi nuk e përligj mënyrën se si z. Doshi u shpreh dhe as reagimet e tij në parlament një ditë më vonë. Njeriu politik padrejtësitë që sheh nuk duhet kurrë t’i fshehë, por për t’i zgjidhur i duhet të ndjekë me maturi procedurat.

Kjo është e domosdoshme jo vetëm për të qenë politikisht e moralisht korrekt, por sidomos për të siguruar mbështetjen e nevojshme për t’i përmirësuar punët dhe zgjidhur problemet. Ata që besojnë apo propagandojnë se Doshi po i shërben opozitës, këtij apo atij individi politik, e kanë gabim. Me sa arrij të kuptoj, ai është tjetër stof politik. Nëse ai do të bënte një gjë të tillë, kjo do të ishte një vetëvrasje e tij e shumëfishtë, morale, politike dhe qytetare (burrërore). Unë besoj se Doshi mund “të vrasë” por jo të vetëvritet.

Nga ana tjetër, ndërsa qeveria Rama ka ndërmarrë disa veprimtari që i shërbejnë seriozisht rivendosjes së autoritetit të ligjit dhe të shtetit, duket se ka harruar se kjo është vetëm një pjesë e premtimeve të saj dhe e nevojave dhe pritshmërive popullore.

Një pjesë e madhe e njerëzve janë në nevojë dhe as janë dhe as mund t’iu kërkohet të jenë idealistë, aq më pak për një kohë të gjatë. Një problem tjetër serioz është se, jo vetëm në qarkun e Shkodrës por edhe në disa qarqe të tjera, veprimtarët dhe elektorati socialist nuk është përfillur sa e si duhet. Mospërfillja ndaj njerëzve në përgjithësi dhe ndaj kontribuesve në veçanti nuk tregon mençuri, as ndershmëri dhe as largpamësi.

Si qytetar, jam plotësisht kundër keqinterpretimeve dhe linçimeve ndaj atyre që ngrenë zërin për përmirësimin e punëve. Mënyra e shprehjes së Doshit u komentua, jo pa të drejtë, si shantazh nga analistë apo politikanë.

A ishte e tillë dhe, nëse ishte, çfarë duhet bërë me “shantazhistin” Doshi?

Rama dhe kolegët e tij kanë përvojën e nevojshme që, më së pari, t’i kërkojnë Doshit në mbledhjen e Grupit Parlamentar të thotë hapur, pa ndrojtje (ai nuk duket se shquhet për drojë) dhe me përgjegjësi morale, politike dhe ligjore gjithçka di e tek të cilat ai beson se mund “të tundë” themelet e pushtetit. Le të tunden këto themele nëse ka shkuar puna aq keq (personalisht, nuk e besoj) sepse nuk na nevojiten themele të kalbura që rrëzojnë ndërtesa dhe “zënë” brenda shqiptarët e thjeshtë.

Plagët nuk shërohen me fashime, më parë duhen hequr infeksionet dhe vënë barërat e duhura.

Nëse deputeti Doshi sjell fakte të besueshme për “tërmet”, duhen forcuar kolonat mbajtëse të ndërtesës politike dhe secili “inxhinier” duhet të marrë përgjegjësitë e veta, duke filluar nga “kryeinxhinieri”. Nëse Doshi e ka tepruar, jo vetëm në formë por edhe në përmbajtje, ai duhet të kërkojë ndjesë për teprimet. Ata deputetë që besojnë se mund të tregojnë vlera duke e etiketuar Doshin apo kolegë të tjerë si “në shërbim të Sali Berishës” etj, duhet të kenë të qartë se me këto gjykime dhe sjellje i bëjnë më shumë dëm qeverisjes dhe vendit sesa ata që e teprojnë në sasinë dhe cilësinë e artikulimit të të metave. Mendoj se edhe etiketuesit duhet të reflektojnë, siç ka vend për të gjithë të nxjerrin mësime, si kusht për evitimin e pësimeve.

Gjithashtu edhe z.Doshi nuk duhet ta trajtojë problemin në aspektin e “të fortit”, domethënë “a fitoj unë apo Edi Rama”. Të dyja palët i gënjen mendja nëse besojnë se, si fitoren ashtu edhe humbjen i kanë të ndara. Mbi të gjitha kërkohet të fitojë populli dhe Shqipëria dhe jo individët.

Mendimet për përjashtime deputetësh nga grupi parlamentar nuk duhet të kenë vend në sallën ku do të diskutohet ky problem. 21 qershori është shumë afër dhe “notat” në librezën politike do të dëshmojnë vlerat e secilit. Dhe Ky është një provim që s’jepet për vjeshtë.

4

Share This Article
14 Comments
  • Tom Dopalli,
    tash duhet te flase,dhe jo te tutet.
    Burracaku nuk asht tradite e malsise,dhe e luin ne fund te odes
    E nxorre pushken or Tom Kodoshi,tash qello,dhe mos u boj laper.
    Mos tund doren ne parlament sikur me qen edukatore kopshti,e del para kamerave si llapist.
    Burrnia aty tregohet dil ne shesh te mejdanit dhe trego te verteten dhe mos shantazho.
    E verteta nuk fshihet or Tom LLAPISTI,..sepse del qi ti je GENJESHTAR profesionist,i veshun me kostum Versace, qe paguhesh me taksat e shqiptarve.
    Ose Fol ose ndrysho ose preji haletet se ja vune damken e zeze vetes.
    Ke me ngel ne hstori.dhe do thon njerzit per burracakat;
    Lene se je bo si Tom Dopalli,– motra e Zholefines

    • Z.Viktor ne kete shkrim besoj se e bere nxitimthi ,analize e dobet dhe perfundime te gabuara ,heres tjeter kushtoi me shume kohe problemeve qe ngre ose ne te kunderten ke shprehur interesat e juaja personale dhe ne kete rast mendoj se peshorja juaj anon nga Tom Doshi dhe jo nga e verteta.

      • he o kerrke e lalait ne terezi jeni ju korcaret se gjysma administrates eshte korcare..si me Laverin si me Saliun dhe me piktorin keni ngrene jalli..nuk i doni kto te fortet se ju bejne per leter higjenike si ARIU me LEPURUSHIN..hipokritet me te medhenj ne Republike..

  • po komentoj pas vendimit te marre nga PS. Viktor, tani duket analize e tejkaluar…dhe pak naive me thene te drejten. Ose nuk dini se c’behet aty brenda ose jeni pjese e lojes. Sot dolen ne skene gjera te tmerrshme. Ca i dime boterisht te verteta, Ilir Meta eshte tutor i Edi Rames (ju e dini se kujt i behet tutor sot). Po kjo puna e vrasjes….eshte shume e rende!!!!

    • E para zoteri artikulli i Z. Viktor ishte ne variantin e printuar qe del qe heret ne mengjes! Nuk ka naivitet ne kete shkrim, ka thirrje se si duhen bere gjerat.

      E dyta, me te vetete e besoni kercenimin per ta vrare Tom Doshin? Se kush eshte Ilir Meta e dime te gjithe, nje hajdut me cizme, por qe te beje kercenime per vdekje dhe te komplotoje per te vrare, keto jane akuza absurde qe Toma i leshon se do te fitoje simpati nga njerezit( naivi ne kete rast jeni ju)

  • Shume e drejte z. Viktor,

    ti i ben thirrje mentalitetit shqipetar te ndryshoje, te mendoje dhe te reflektoje, dhe do te jete mire, qe atyre qe ti i ben thirrje ta lexojne kete “pergjerimin” qe ju dergoni.

    Por kam frike se mentaliteti i politikaneve tone nuk eshte shume larg nga mentalitetet e djemve te rruges. Ndjenja, o Ti, o Une, eshte e forte nepermjet politkaneve tane dhe eshte kultivuar keto 24 vjetet e fundit ne nje cak te pallogjikshem.

    Uroj qe te degjohet zeri i llogjikes tuaj, por jam disi skeptik.

  • Shkrim naiv .Te gjithe ne lexuesit qe kemi ndjekur sadopak sagen “Rama” e kuptuam qe per Doshin erdhi perjashtimi .Gabimi te ky shkrim fillon kur e quan “shperthim emocional”
    nuk ka asnje lidhje ,kjo eshte dicka qe zjen prej kohesh ,nuk filloi dje .
    Gabimi ose me sakte faji i Rames eshte ARROGANCA .
    nuk ka arsye te na sillet kaq parimor ndaj Doshit ,pas asaj qe beri ne 1 prill .
    Faji dhe idiotesi masive ngelet perjashtimi .Mediat e ndryshme mund
    te shkruajne dite e nate
    per “shantazh” e komplote te ndryshme ,por politika behet me numra .
    Ai humbi nje nr te konsiderueshem .Ka muaj qe i ka humbur .Humbja filloi qysh kur i kerkoi Mark Frrokut ti kerkonte “ndjese” Jozefines , mesazh i heshtur per Doshin .Sigurisht Frroku se llogariti fare Piktorin ,dr i policise Shkoder kerkoi largimin nga detyra duke thene se “kercenohet me jete nga deputetet .Nderhyrja ne Dukagjin krijoi shperthimin ndaj Tahirit …kjo eshte sjellja dhe me pare e Doshit ndaj gazetarit B. Likmeta…gje qe terhoqi dhe vemendjen e amerikaneve per te ditur me shume ndaj ketij neo politikani ,qe tashme ishte teper i fuqishem me privatizimin e tregut te barnave ,ku arriti te largoje dhe nje kompani italiane me menyra te forta .Fillimi i tij eshte kontrabanda e naftes kur ne ishim si Far West me Jugosllavine .Arriti te ndjeke dhe Sterkajn …i ngjashem ne karrierre me Doshin ,te perzere dhe krijoje nje PS te tijen ne qarkun Shkoder .Te gjitha keto me carta biancen qe i dha Rama .Perplasja kuptohet qe erdhi mbas vendosjes se emrit te Keti Bazhdarit per Bashkine Shkoder , emer dhe fytyre e papelqyer nga Doshi , teper e papaerlyer per tipin e tij ,por dhe se ky vendim u morr nga Ilir Meta ,pa e pyetur Doshin .Keto traplleqe ,mund ti bej vetem Piktori .Prandaj u etiketua “mosmirenjohes dhe bukeshkale ”
    Kjo eshte tallje e fundit te shpines me voten e shqiptareve dhe me te ardhmen .

    Gabim nga ana juaj kur e quani Doshin te panegociushem .Me duhet te te kujtoj qe ai erdhi te PS ,pas arrogances saliste ,qe i mbylli deren duke e quajtur Shkodren si kalane e demokrateve .Rezultati u duk ,Doshi arriti ta ndryshonte kete qark .
    dhe jo vetem kaq ,ai ka mundesine me pasurine qe ka te behet dhe me arrogant se c’eshte
    ka zgjedhur dhe nje moment te volitshem ,qe ka kohe qe po e priste .

    Ne jemi spektatore te se ardhmes sone te hidhur .
    Sepse ne ndeshjen e tyre ata luajne me te ardhmen tone ,te femijve tane .
    Dhe nga kjo bordello nuk ka si te dali ndonje gje e hajrit .
    Keqardhje per pragmatizmin tuaj , per te gjithe ata qe na e paraqiten si te “keqen me te vogel” .Neveri per mbeshtetjen qe i dhate kesaj marrie , per edukimin e masave si skllever te nje skuadre pa dinjitet dhe moral .
    Hani ate cfare gatuat …ngjala gratis per te gjithe .Sapo ka filluar ,merreni me qetesi
    Do na shohin syte me keq !

  • shkrimi eshte logjik. Nga 140 deputete qe jane shume per nje parlament te katandisur ne qebaptore pa kriter dhe cilesi Toma nuk eshte as me i miri dhe as me i keqi. Ka interesat e tij, patjeter qe i ka, por a me thoni Nje, por nje ama deputet qe nuk paska interesa ne postin qe gezon? Kjo politike qe udheheq ne Shqiperi e pergjithesisht ne bote nuk eshte politike idealiste por thjesht nje fabrikat interesash. Shtohet borxhi, parlamenti ngre tavanin, ka probleme kushtetuta me koherat e reja, hajde ta pershtasim sipas interesave. Ka halle populli, mo u merzisni, se ja, do i zgjidhim duke filluar nga rritja e rrogave dhe dietave tona….O njerez, edhe Rama nuk ka hipur kalit per tu bere Skenderbe, ka edhe ai interesat e tij dhe ne pazarin e votave te Shkodres nuk e kandidoi kot Tomen, se dihet qe Rama me Berishen bene nje akord ne 2009 dhe po ia shohim hajrin. Rama fut ne thes per kandidat ke ti doje qejfi, ama nuk ia ndjen te mbaje pergjegjesi per çfare keta i dalin pastaj. Por nejse, kjo eshte politika dhe keto fryte na bie ti vjelim, me sakte, frytet i vjelin ata qe”kemi zgjedhur”. Per mendimin tim eshte perleshje brenda llojit, por lajmi i mire eshte se PS nuk ka traditen ti qaje si Azemin dhe Olldashin me shoke. Kete punen e pageses se Ilir Metes nuk mendoj se Toma e shpiku nga gomarlliku, eh sa gjera kombinojne allishverishet e nates ne politiken shqiptare! Nuk ua gjen dot koken dhe kembet. Rama e ka keshilluar Tomen te shkoje ne prokurori dhe te provoje akuzat…Rama eshte sportiv nga karakteri, vertet qe prokuroria ben vaki dhe kombinon çudira. Nga ana tjeter ka shume socialiste qe kane shenuar emrin ne listat e punes dhe presin me padurim. Ka te tjere qe me arsye ose jo pretendojne per poste, mirepo ambasador ne Nato u vendos Demi i PD, se ate gjasme e donte Nato-ja, kadidattjeter ishte Oketa ish minister tjeter i PD, por ju thoni qe Natoja qenka parti e djathte dhe keshtu mbyllet rubineti i shpresave. Ose ne Vatikan dashkan patjeter Zhitin, ish minister i PD,edhe Vatikani i djathte qelloi? Ndersa Rama tha se ne kabinetin e tij nuk do kishte ish-ministra, ata te LSI kane qene, por edhe Rama kish qene minister dikur per vete. Nje fature e ka kjo pune ne fakt, kur del per vota kujtohu se njerezit nuk te vijne pas per gorrica, kane interesa. Ndofta jo te tere do behen ministra e jo te tere do punesohen, por te pakten ndjenjen e njefare borxhi mundohu ta ruash.

  • Te lumte Z.Rama,
    largo MALOKET nga politika se jane mashtrusa dhe te pabese … plane prishes qe kurre nuk kane punuar per te miren e Shqiperise.

    Largo Blushin sa me pare, plehera e fundit e Fatos Nanos …

    Z.Rama, ndertoni nje parti Social-Demokrate moderne Europiane.

  • NJE PARTI ESHTE NE POZITA PUNE KUR PER CDO PROBLEM KA DEBAT DHE MARRJE VENDIMI NE KOLEGJALITET.POR KA DHE NJE VECORI KJO PUNE ,KUZHDO I LANE TESHAT NE SHTEPIN E VETE DHE PA DASHE ME JA PA KUSHE I NDENE PO NE SHTEPIN E VETE.DO THOJA BUKURIA ESHTE KUR PROBLEMI TRAJTOHET NE MNYRE ,PA DASHE ME UL APO ME FY KENE DHE KUR FLITET NE SHTEPI,POR JO TELLALL RRUGESH ASHTU SIC BENE BLUSHI E DOSHI.TE KA NGEL SAHATI 12 O BLUSH PER MANDATIN E KRYETAREIT TE PARTISE.NE SE HUMBEN ZGJEDHJET PA U VJEDHUR ESHTE NORMALE TE KERKOHET DORHEQJA DHE BEHET KONGRESI PER ZGJEDHJE TE NJE KRYETARI TE RI.POR TE FITOSH ZGJEDHJET DHE TE KERKOSH KONGRES,VETEM TI E DO KETE BLUSH SE JE KONTRAVERS DHE TE PELQEN VETJA.TY PARTIA TE KA PROVU SA I ZOTI JE NE EGZEKUTIV DHE TE JESHE I BINDUR QE AS 10 % E ZGJEDHESVE NUK TA JAPIN VOTEN SI BLUSH,PROVOJE DHE DO E SHOHESH VETEN.NE STE PELQEN RAMA SE TE DUKET VETJA ME I DITUR LARGOJU KRIJO PARTI DHE GJEJE VETES VENDIN.KJO ESHTE DEMOKRACIJA DHE MOS BEJE VERR VERR SE DEL NJE KARRSTRAVEC I IDHUR QE SI DUHESH KUJTE.NUK U BINDE ME VLOREN APO TE DUKET ELBASANI ME I KENDESHEM SE TE KA HAPUR RRUGEN GJYSHI.EDHE TI TOM JA TE LA TE LIRE PARTIA TE HIDHESH E TE VERTETOSH SHKELJET E BERA NGA TE TJERET DHE KERKOI NE RRUGE LIGJORE NE SE SI KERKON NE MBLEDHJEN E KRYSISE SE PS.KAME THE NE DHE NJE HERE TJETER POPULLI PO DURON SE JU PO E SHIHNI QE NE SE DO PUNSOSH MILITANTET ASHTU SIC BERI SALIU,DO DUHEN 2 BUXHETE ,SEPSE PER CDO VEND PUNE DUHEN 2 RROGA NJE PER TE PUNSUARIN MILITANT TE PS DHE TJETRIN PER TE PUSHUARIN QE E FITON VENDI9N ME GJYGJ.PRANDAJSHKOJE BUXHETI SALES PER LESH DHE PO I PAGUAN PS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *