Me afrimin e afateve të regjistrimit të kandidatëve dhe të koalicioneve parazgjedhore, dy partitë kryesore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë filluar dhe negociatat për përcaktimin e emrave më të cilët do të kandidojnë.
Burime nga dy partitë e mëdha bëjnë të ditur se dy krerët, Rama dhe Basha po merren intensivisht me shqyrtimin e të gjitha kandidaturave të mundshme për të maksimalizuar votat në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
PS ka nisur negociatat me Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërsa Partia Demokratike pritet të mbledhë tryezën e partive opozitare për të përcaktuar formulën e bashkëpunimit. Basha duket se është nën presionin e aleatëve në njërën anë që kërkojnë mbështetje për kandidatë të propozuar prej tyre për bashkitë e mëdha, ndërsa në anën tjetër janë
deputetë të PD-së që i kërkojnë kreut demokrat që të mos pranojë lëshimin e bashkive të mëdha për aleatët.
Bashkia e Durrësit pritet që t’i shkaktojë “dhimbje koke” kryetarit Lulzim Basha pasi aleatët besnikë, siç janë republikanët, kërkojnë që të paraqesin kandidatin e tyre. Pas fitimit të një grupi të fuqishëm parlamentar në zgjedhjet e 23 qershorit, ku Berisha u tregua bujar me ta duke ju dhënë mandate të sigurta të djathta, republikanët kanë rritur pretendimet e tyre. Republikanët kanë propozuar deputetin Agron Duka, ndërsa artikulimi i emrit të tij duket se u bë fakt i kryer nga Fatmir Mediu, pa u konsultuar më parë me Bashën.
Kandidaturat e mundshme
Edhe pse emrat të cilët përfliten se do të kandidojnë për bashkinë e kryeqytetit janë të shumtë, një gjë është e sigurtë se ajo do të ndahet ndërmjet PD-së dhe PS-së. Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të paraqesë një kandidaturë të vetën, por do të luftojë për kandidatin e propozuar nga PS.
Burime nga PS japin disa emra të cilët përfliten gjithnjë e më shumë. Lindita Nikolli e cila ka një eksperiencë në administrimin e pushtetit vendor dhe ish-Kryeministri Pandeli Majko janë kandidaturat më të mundshme. Në zgjedhjet e përgjithshme, Rama e vuri Majkon në krye të listës së kandidatëve për Tiranën, ndërsa ky i fundit është treguar tepër i kujdesshëm edhe në debatet dhe zhvillimet politike, duke ruajtur një profil të lartë.
Majko ka shmangur pothuaj të gjithë debatet e ditës, ndërsa ka preferuar të komentojë vetëm çështje madhore. Nga Partia Demokratike, gjithçka duket se do mbetet në dorë të Lulzim Bashës. Berisha dhe disa element të tjerë brenda PD-së kanë shprehur mendimin se Basha duhet të rikandidojë për një mandat të dytë. Por brenda PD-së bëjnë të ditur se rikandidimi do të ishte një “vetëvrasje” politike për Bashën. Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Gert Bogdani janë edhe kandidaturat më të mundshme të cilat mund të përfaqësojnë të djathtën në 21 qershor.
Në Shkodër, është mëse i sigurtë kandidatura e Keti Bizhdarit për PS-në, e cila përfaqëson edhe shtresën e ish-të përndjekurve politikë, ndërsa nga PD pritet të kandidojë Ramiz Çobaj ose Bardh Spahia./DITA
Kandidaturat e përfolura
Bashkia Tiranë
PS: Lindita Nikolli, Pandeli Majko
PD: Lulzim Basha, Grida Duma, Jorida Tabaku, Gert Bogdani, Enno Bozdo
Bashkia Korçë
PD: Andrea Mano, Gjergji Mero
PS: Sotiraq Filo
Bashkia Shkodër
PD: Ramiz Çobaj, Bardh Spahia
PS: Keti Bazhdari
Bashkia Elbasan
PD: Aurel Bylykbashi, Ilir Dervishi, Bledi Himci
PS: Evis Kushi, Qazim Sejdini
Bashkia Durrës
PD: Arqile Gorrea, Ardjan Muka, Igli Cara, Agron Duka
PS: Vangjush Dako
Bashkia Pogradec
PD: Armand Zerka, Fredi Pikuli, Edi Kapri
PS: Ilir Xhangolli
LSI: Roshi Tollozhina, Mimoza Gusho
Bashkia Vlorë
PD: Mojsi Meminaj
PS: Fate Velaj, Etjona Hoxha, Sadrit Dane
Bashkia Bilisht
PD: Artan Zaimi, Ramadan Hoxha
PS: Ilir Cenolli, Vali Nallbati
Bashkia Ersekë
PD: Viktor Duro
PS: Ilirjan Hyseni
LSI: Arben Malo
Bashkia Dibër
PD: Ilir Krosi
PS: Ulsi Manja, Shukri Xhelili
Bashkia Lezhë
LSI: Viktor Tushe
PD: Salvador Kaçaj
Bashkia Fier
PS: Ervin Koçi, Armando Subashi, Salarjon Totaj, Andius Olldashi
LSI: Robert Bitri
PD: Suzana Numani, Kozma Dashi, Krienko Mema, Luan Baçi
Bashkia Lushnjë
PS: Fatos Tushe
PD: Darien Xhindole, Myslym Murrizi, Osman Shehu
Bashkia Divjakë
PS: Fredi Kokoneshi
PD: Irakli Gorreja
Bashkia Mallakastër
PS: Ilir Çela, Pajtim Ismaili, Zamir Malasi, Eqerem Beqiraj
PD: Agron Kapllani, Arjan Llanaj

