Rama konfirmon për të enjten interpelancën për grevën e studentëve

redaktor

Kryeministri Rama do të jetë në enjten në interpelancë në parlament për ndërhyrjen e autoriteteve shtetërore, për ndërprerjen e grevës së urisë së studentëve te Mjekësia.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë qeverisë.

Vendimi është marrë vetëm pak orë pasi Partia Demokratike dorëzoi kërkesën për interpelancë urgjente me Kryeministrin e vendit, sipas saj, lidhur me dhunën e ushtruar nga policia ndaj studentëve protestues që kishin shpallur grevën e urisë.

Stafi i shefit të qeverisë ka nisur përgatitjen e dosjes. Një ditë më parë Ministria e Arsimit reagoi duke thënë se greva ishte e shtyrë politikisht.

Ndërsa policia mohoi të jetë ushtruar dhunë mbi grevistës.

“Deputetët e opozitës parlamentare janë thellësisht të shqetësuar për këtë fakt dhe për përsëritjen e vazhdueshme të dhunimit të  drejtave të shqiptarëve, nëpërmjet përdorimit të forcës nga Policia e Shtetit”, thuhet në kërkesën e firmosur nga disa deputetë të djathtë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *