Çfarë fluturon, hahet. Në këtë fazë është kërkimi i dëshpëruar i PD-së për çfarëdolloj kauzash serioze e karagjoze, kalimtare apo të përhershme, mjafton të bëjë pak zhurmë.
E fundit është mbrojtja e një greve urie studentore, që erdhi deri në këtë pikë vetëm falë politikave skandaloze arsimore të tetë viteve të shkuara. Studentë që edhe në universitetet private ku ishin regjistruar, nuk dhanë asnjë provim, u lejuan nga ministria e Arsimit të vazhdonin në fakultetin e infermierisë të universitetit publik, sërish pa dhënë provime, por duke paguar një tarifë më të vogël nga sa paguanin tek privati.
E sigurisht, më të madhe nga sa paguajnë studentët që janë testuar dhe kanë marrë pikët e duhura. Pas një semestri (dhe ftes kanë mbetur në shumë provime) këta studentë nuk janë dakord me tarifën e diferencuar dhe duan të paguajnë sa shokët e tyre.
Në një pikë grevistët kishin të drejtë: Në argumentin e vazhdimësisë së shtetit. “Shteti i hapi universitetet private, shteti i mbylli, ç’faj kemi ne?” Por nuk kanë të drejtë në asgjë tjetër: Ata dhe prindërit e e tyre janë të qartë se ishin nisur për të blerë një diplomë, jo për të nxënë një profesion me meritë, duke mësuar realisht dhe dhënë provime.
Tani pikërisht këta të rinj që në rrethana të tjera nuk duhej të ishin fare studentë (sepse po të kishin këllqe do jepnin provimet e pranimit dhe nuk do shkonin tek privati) tentuan një grevë urie duke paralizuar një fakultet të tërë.
Dhe sërish PD mbron paligjshmërinë. Siç ka bërë me ndërtimet pa leje, me mospagesën e energjisë, me kundërshtimin e armatosur ndaj policisë në Lazarat, me rrumpallën e furgonave të paliçensuar më herët e kështu me rradhë. Kushedi se çfarë do dalë tjetër nesër.
Ka një arsyetim sipas të cilit, kështu bënte dhe PS-ja vaktit, kur ishte në opozitë. Kundërshtime, denoncime dhe deklarata shtypi njëra pas tjetrës. Por ka një dallim të vogël. Selia rozë, megjithë gafat e vjetra e të reja, nuk frymëzonte antishtetin.
Ndërsa po përgatitet për zgjedhje dhe po i firojnë të tjerë eksponentë për pakënaqësi nga më të ndryshmet, por me emërues të përbashkët cilësinë e opozitëbërjes, nuk është e qartë: Me çfarë motoje dhe argumentash do zbresë PD-ja në fushatë? Logjika e deritanishme të thotë se premtimet më të mundshme të saj do të ishin: Na votoni, që t’u rikthejmë atë që dimë të bëjmë më mirë, rrumpallëhanen!

Tamam, legjenda e partisë që kërkonte një kauzë.
Vetem katrahura dhe rrumpallhane di te beje Saliu, pasi eshte ai qe i kurdis robotet e tjere qe ka vendosur rreth tij.
O DITA SI ESHTE PUNA E DOKTORATURAVE. QE KA FIRMOSUR MINISTRIA NIKOLLA NE FAVOR TE HENRI CILIT ????PSE HESHTNI DENANCONI KORUPSIONIN
Na e sqaro ti moj e shqup-it se ne se dime
… “Por ka një dallim të vogël. Selia rozë, megjithë gafat e vjetra e të reja, nuk frymëzonte antishtetin”…. . Pra, dallimi eshte kolosal – jo i vogel, sic shkruan pakujdesisht “Dita”.
Ceta- Veriore e malokeve te pabese, plane prishes qe kurre nuk kane punuar per te miren e Shqiperise.
Maloket veriore jashte politkes nese Shqiperia kerkon tte qetesohet dhe eci perpara.