Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Përshëndetje stafit të gazetës Dita! Këta që kërkojnë pushtete, nuk e marrin dot në këtë mënyrë, duke denigruar Policinë e Shtetit, që te ministri dhe gjer te polici më i thjeshtë që për mendimin tim që kam pak moshë, nuk ka pasur polic në këto parametra as në kohën e Hoxhës. Në atë kohë me policin mund të pije një kafe a të haje një bërxollë me një birrë me të tëra instancat e këtij dikasteri, ndërsa sot si asnjëherë ky dikaster i kësaj Ministrie të Brendshme, që te Drejtori i Përgjithshëm deri te polici më i thjeshtë, është në lartësinë e duhur. Kjo polici është e vetmja që duhet të vlerësohet në mënyrë reale dhe jo si bën opozita e sotme, që çdo gjë që ecën sipas standardeve, kjo e fundit e nxin. Kanë ndopak moral këta të pafytyrë? Sot është i vetmi dikaster që ka zhdukur korrupsionin, që për mendimin tim ka qenë ndër më të korruptuarit. Kjo falë ministrit të Brendshëm zotit Tahiri dhe vartësve të tij që ka ditur t’i zgjedhë. Bravo të gjithë të përkushtuarve në këtë dikaster! Ne si qytetarë nuk duhet të lejojmë që këtë punë shumë të lodhshme të drejtuesve të këtij dikasteri ta hedhë poshtë për interesa personale të opozitës, në atë që pretendojnë ata që sot dhe gjithnjë nxjerrin tellallet për të denigruar këtë armatë shumë të çmueshme të këtij vendi. Respekte për Policinë e Shtetit! P. Meçaj, Tiranë.
