Nishani: Krimet e komunizmit të hetohen nga një gjykatë me asistencë evropiane

Dita

Presidenti Bujar Nishani priti në një takim një grup ish-të përndjekurish politikë të cilët iu përgjigjën ftesës së Kreut të Shtetit për të zhvilluar një bashkëbisedim mbi kremtimet e 25-vjetorit të rrëzimit të komunizmit në Shqipëri, por edhe për çështje të tjera me interes shtetëror e social, si ligji për hapjen e dosjeve dhe lustracionit.

Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë e madhe që kremtimi i 25-vjetorit të rrëzimit të komunizmit ka për vendin dhe kërkoi angazhimin e të gjithë pjesëmarrësve në takim, por nëpërmjet tyre, të gjithë ish-të përndjekurve dhe familjarëve të tyre për të kontribuar për ceremonitë shtetërore që do të organizohen për këtë qëllim.

Presidenti Nishani theksoi se, ligji për dosjet dhe ligji i lustracionit janë domosdoshmëri dhe praktikat e mira europiane mund të shërbejnë si modele të aplikueshme në rastin e Shqipërisë.

Krimet e komunizmit, nënvizoi Presidenti i Republikës gjatë bashkëbisedimit, duhen hetuar, gjykimi mund të bëhet edhe nga një gjykatë me asistencë europiane, për të hedhur dritë njëherë e mirë mbi shkeljet e sigurimit të shtetit që as ligjet e kohës nuk i ka marrë në konsideratë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *