Studentët e grevës së urisë duket se nuk do t;ia hedhin aq lehtë. Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 27 studentë të cilët morën pjesë në grevën e zhvilluar në ambientet e Fakultetit të Infermierisë në kryeqytet. Studentët akuzohen për bllokimin e ambienteve të Fakultetit si dhe për organizimin e protestave pa leje përkatëse.
“Në vijim të komunikatës datë 27.02.2014, që bën fjalë për bllokimin e ambienteve të brendshme të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, në QSUT
“Nënë Tereza” dhe organizimin e protestave pa lejet përkatëse, më datë 01.03.2015, ora 02.00, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit M.F., 25
vjeç; K.H., 20 vjeç; S.A., 20 vjeç; V.Z., 24 vjeç; B.U., 23 vjeç; SH.O., 21 vjeç; A.Ç., 20 vjeç; XH.G., 21 vjeç; Z.I., 21 vjeç; S.H., 22 vjeç; H.G., 21 vjeç; I.T., 22
vjeç; I.S., 23 vjeç; D.Z., 21 vjeç; P.Ç., 21 vjeç; E.SH., 21 vjeç; E.GJ., 22 vjeç; R.L., 26 vjeç; M.H., 21 vjeç; A.M., 22 vjeç; H.A., 22 vjeç;
A.K., 21 vjeç; N.K., 22 vjeç; A.J., 20 vjeç; O.T., 23 vjeç; B.M., 20 vjeç K.A., V.F. dhe A.M., banues në Kamzë, Tiranë, Fier, Peqin, Librazhd, Laç, Elbasan,
Përmet, Durrës. Materialet i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Per 27 vete ,u bâ kjo remuje e kjo demie mbi qeverine?
***…jame mjafte I gezuar qe me ne funde ka shenja te mira te vendosjes te shtetit ligjore ne shqipri,sot eshte mjafte me rendesi kapitale qe ne shqipri te gjitha gjerat te zgjidhen me ligje .Ndjekja penale nga policia e shtetit eshte shume e rendesishme per keto student qe te kuptoin ligjin qe keta te ndeshkohen se ne kundershtim me ligjet bllokuan me force punen mesimedhense te studenteve te tjere te infermjerise.P.D-ja per arsye politeike i sponsorizuan me dyshek firmato nga partia e kriminelve te S.B.e kompani.Ka rendesi qe sejcili te marre ate qe I takon me ligje,jo llafe ne ajre duke baltosur cilin do njeri te pa fajshem.Vajtja direkte e kryeministrit sot ne gjykate ishte nje modele inkurajues per çdo politikan per tu pergjigjur per çdo akuze dhe me ne funde te vendoset shteti ligjore.@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@