Vidhte makina në seri, kapet në tentativën e fundit

redaktor

Tiranë- Grabiti një automjet dhe tentoi të arratisej, por nuk ia arriti dot qëllimit. Policia e kryeqytetit mundi të vinte në pranga si të dyshuar Aldo Allën, 28 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë për vjedhje. Sipas policisë, ditën e diel, rreth orës 13:40, në vendin e quajtur rruga “Vangjel Noti”, në Laprakë, ka vjedhur automjetin tip “Mercedes Benz” ML-320, me targa DR6420E dhe në tentativë për t’u larguar është kapur në flagrancë nga forcat policore. Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se Alla është dhe autor i vjedhjes së 3 automjeteve të tjera në Tiranë. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “vjedhjes” dhe po hetohet për të zbardhur të gjithë aktivitetin kriminal dhe bashkëpunëtorët.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *