Deputeti Tomë Doshi u përjashtua dje nga grupi parlamentar i PS (nga kryetari Rama, por nuk dihet ende nëse kolegët e kanë votuar një përjashtim të tillë, siç e kërkon statuti) dhe bëri një deklaratë, padyshim nga ato që nuk bëhen përditë.
Ai deklaroi se kanë dashur ta vrasin dhe Rama nuk ka bërë asgjë për ta zbardhur këtë histori. Arsyeja e indiferencës së Ramës, tha Doshi, është se porositësi i atentatit ndaj tij (dhe deputetit të PD-së nga Laçi, Mëhill Fufi), është kreu i Kuvendit Ilir Meta.
Se si erdhëm deri tek paraditja e datës 2 mars 2015, meriton një rezyme të shkurtër, që mund të bëhet thjesht duke ndjekur qëndrimet dhe deklaratat e personazheve, deri në finalen e konfliktit Rama-Doshi. Të paktën në formën e vet të zëshme e mediatike, kritikat e tij në adresë të qeverisë apo ministrave të saj fillojnë që në 22 korrik 2014.
Asokohe Doshi do ta kritikonte ministrin e Brendshëm Tahiri se e “ka mbushur policinë me tepelenas, si dikur vaktit Berisha me tropojanë”. Shënjestër do ishte edhe drejtori i përgjithshëm Didi, që nuk kishte “kualifikimet e duhura për të qenë në atë detyrë”, ndërsa një ditë më pas, ai do përqendrohej tek përgatitja e dobët dhe mungesa e mjeteve për policët e thjeshtë.
Muaj më vonë, deputeti i Shkodrës do t’i alternonte kritikat, edhe ndaj drejtoreshës së Doganave Spiropali dhe asaj të Tatimeve Shehaj, ndërkohë që shigjetimet në grup i kishte ndaj ministrave që nuk u përgjigjeshin telefonatave të deputetëve për shqetësimet e njerëzve dhe të zonave që u kanë kërkuar votën. Patjetër, edhe ndaj kryeministrit Rama, që favorizon klientelizmat dhe nuk dëgjon zërin ankues të shumë votuesve, teksa është përqendruar në anën represive të reformave dhe nuk do t’ia dijë për problemet sociale të njerëzve. “Ekonomia është bërë më keq se në kohën e Berishës”, tha Doshi.
Ai deklaroi se përcillte në krye të piramidës qeveritare e partiake zërin e padëgjuar të bazës. Për hir të së vërtetës, baza socialiste dhe militantët e thjeshtë i kanë vërtet këto ankesa. Profili “i djathtë” i disa masave të nevojshme si ndërtimet pa leje, energjia e papaguar etj, që ka në fokus rregullimin e financave të shtetit por jo problemet e shumë njerëzve të zakonshëm, është nënvizuar si një shkarje, sado e domosdoshme, e kësaj mazhorance nga kufiri i së majtës politike. Pa harruar pastaj që kriza ekonomike, probleme të tilla i shumëfishon. Ditë më parë, nuk kanë munguar komentet që përkrahnin këto qëndrime prej tribuni popullor të Doshit.
Mirëpo deputeti i Shkodrës shumë shpejt ndërroi tërësisht përmasën e reagimit. Jo më bazë e pakënaqur, jo më ministra arrogantë versus militantë të vuajtur; jo, menjëherë regjistri i përplasjes shkoi tek Rama “bukëshkalë dhe mosmirënjohës”. Pasi u bë një përpjekje, mesa duket e pasuksesshme paqtimi, erdhi dhe deklarata e kërcënimit për ta vrarë atë, dhe “Ramën që bën sehir”. Dhe ajo çka të bën përshtypje, është se kjo histori po vijon prej pesë muajsh, pra gjatë gjithë përshkallëzimit të konfliktit të tij me Ramën. Duket se mbledhjen e djeshme, kryetari i PS-së kishte vendosur që më parë përjashtimin e Doshit, pas qëndrimeve të tij të fundit që u panë as më pak e as më shumë, por si “shantazh politik”.
Duke vështruar këtë rrugëtim të shkurtër, nuk mund të mos ngrihen pra, disa pikëpyetje. Çfarë e ka trazuar kaq fort deputetin, që e nisi me kritika dhe kreshendo shkoi deri tek përplasja frontale (sado që u duk sikur do tërhiqej pak para se të fillonte mbledhja)? E kishte vërtet hallin tek baza e vuajtur, apo një paketë shqetësimesh reale të qytetarëve të zakonshëm i huazoi për betejën e vet? Pse variuan shigjetimet, nga ministri i Brendshëm, policët dhe oficerët e policisë, deri tek doganat dhe tatimet? Më pas, për çfarë ishte treguar “mosmirënjohës” kryeministri, dhe ndaj kujt: Qytetarëve shkodranë apo atij personalisht? Në komentet e faqeve online, shtrohej edhe kjo pyetje: Kur je nën kërcënimin e jetës me atentat, ç’lidhje ka të bësh prej pesë muajsh kritika ndaj funksionimit të qeverisë apo funksionimit të doganave?
Në Kuvend mes deputetëve qarkullon edhe një thashethem mbi një projekt biznesi farmaceutik që prek interesat e biznesit të z.Doshi që vepron prej shumë vitesh në këtë fushë. Të tjerë janë preferuar përpara tij dhe Rama u ka mbajtur krahun duke nxitur zemërimin e deputetit.
Padyshim që shumë flitet nëpër tavolina e telefona, ndoshta edhe më shumë do flitet këto ditë, por hijet që ngriti kjo histori, janë aq të shumta sa nuk mund të ndriçohen menjëherë. Por një gjë është e sigurtë: Tomë Doshi, mesa duket gaboi kur pakënaqësinë e tij e ambalazhoi me logon e presionit të hapur publik ndaj kreut të ekzekutivit. Ajo ishte pika e moskthimit pas.

Eshte e nevojeshme qe gazetat te invstigojne se sa Toma ka ne parlamentin shqiptar majtas dhe djathtas.Kush ju jep leket dhe kush kur ka nevoje ju heq breket.
Mendoj se te dhena me te sigurta mund te gjeni ne ambasadat qe zbulojne burra shteti dhe kriminele mileti vetem kur u duhen per te mbrojtur burrat e shtetit.
Pse Edi Rama nuk po favorizon biznemene te tjere keshtu? Apo LSI po rri duarkryq? Vetem zotnin Tom Doshi po sulmoni kur ai eshte ma i mire se tan kta tjeret.
Tjeter gje skenari per vrasje, tjeter gje mbajtja e premtimeve. Toma ndoshta ka te tijat dhe nese po kjo mund te ngreje dhe pikpyetje per heshtjen deri me sot, bashkepunimin me te sikur te mos kishte ndodhur gje apo mos mbajtjen e standartit per te gjithe por … sikur permendi dhe argumentin e mosmbajtjes se premtimeve!!!! A ka te drejte ne kete pike apo ia fut kot se qeveria po i mban te gjitha premtimet! Edhe nese ka nderhyre per ndonje punesim nga zona e vet, kush nuk ka nderhyre qe ta kritikoje tani! Me koke te ftohte, ajo c’ka eshte racionale nga kritika e Tomes duhet te behet vath ne vesh per qeverine qe te mos pandehe se eshte Zeusi dhe leshon kritika dhe rrufe ndaj te tjereve dhe vete ka imunitetin qe te mos kritikohet. Dhe ai ‘uniteti’ ne perjashtimin e tij pa i dhene mundesi debatit fare dmth te ndahej ajo qe quhet fantazi per vrasje nga mbajtja e premtimeve etj etj, nuk deshmon standart demokracie por ‘ushtrie’ dhe ketu PS ka cfare te reflektoje se asnjehere nuk ka qene parti-bunker. Te reflektoje se ndryshe, i jep goje 2B dhe pinjolleve te tyre qe deri tani nuk e kane ndjere fare koston e largimit nga pushteti se deri me tani jane izoluar vetem ata qe bene opozite te veshtire 8 vjet. Apo po mbahen premtimet… e LSI se ajo nuk e ka ne axhende as 21 janarin, as marreveshjen e detit, etj etj dhe vec ‘fryhet’ si kacek sepse perfiton nga cdo qeveri ne pushtet!!!
Me duket se Edi ka filluar te beje dekriminalizimin e grupit socalist po PD kur do ta filloi pavaresisht se e ka te veshtire se duhet ta filloje me kryetarin defakto dhe ate dejure pavaresisht se nuk eshte deputet.
PYETJE:
-Pse sot, te gjithe ATA qe fajesojne, sajojne, trillojne dhe mashtrojne me “TELENOVELA” te tilla jane vetem VERIORE ?
-VERIORET me kriminelin Berisha jane ATA qe kerkojne destabilizim te Shqiperine si ne 97-ten, per t’i shpetuar Drejtesise dhe Burgut.
-VERIORET e keqia me e madhe e Shqiperise, qe kurre nuk kane “punuar” per te miren e Shqiperise.
-Pse nuk u rrevoltuan keshtu kur vrane per se gjalli XHINDIN, HAJDARIN, OLLDASHIN, TREBICKEN … etj.
Zonja apo zoti pika (.)! Ti na fyen te gjithve me keto qe shkruan per verioret. Eshte e pamundur te mos e dish se cila do ishte harta e Shqiperise pa ata qe ti i quan veriore. Me siguri matematike qe nuk je shqiptar, por nje grek ose serb qe ke mesuar te shkruash shqip dhe ke gjetur nje menyre idiote per te bere diversion me shprese se do marresh “Vorio Epirin” ose Kosoven. Po ta them une se as me Janullatosin dhe as me Sheshelin e kryepriftin e Serbise nuk i kafshoni me dot trojet shqiptare.
TE GJITHE NJEREZIT E NDERSHEM TE KETIJ VENDI TE ENJTEN DUHET TE PROTESTOJNE PARA PARLAMENTIT, KUNDRA KESAJ KLASE POLITIKE TE DEGJENERUAR.
Kot i fryni ndarjes Veri-Jug! Vellezerit tane veriore, ku kam shebryer per dhjetra vite, jane po aq atdhetare sa edhe ne jugoret apo labet e kurveleshasit e mi. Kete nuk e luan as topi allamaniit. Tjeter gje se aty ka ca militante fanatik qe si “maçi i Pilurit” duan ti vene zjarrin Shqiperise. Dhe keta jane vegla te politikes dhe jo te Shqiperise.
NJE GJE ESHTE E VERTETE,KUR NUK KE TRU,POR JETA TE KIA PERDHELUR DUKE FITUAR PARA,TE DUKET VEHTJA SE BOTA KULMIN E KA TE TI.DHE MEQENSE NUK SHEHE ME LARG SE MAJAT KEPUCEVE TE TUAQE PER TI JUSTIFIKUAR QE I KE LAGUR ,THUA U VONOVA NE NJE TELEFONATE.DUKE QENE I PASUR TE AFROHEN SHUME NJEREZ ,PER TE PERFITUAR APO PER TE MARRE NDONJE KOCKE ,E TE TJERE TE SERES TENDE DUKE TE KREHUR BISHTIN BEJNE INFORMATORIN PER TA FUTUR NE QORR SOKAK,GJE NE TE TE CILEN BIE NE CARK SE SKE TRU.DHE NISESH PER TE SHKUAR NE LEZHE,PAPRITUR E GJENE VEHTE NE KORCE.KUR E PYET VEHTE SE SI U GJENDA KETU,ME SIGURI ME KANE DHENE HASHASH E ME KANE RREMBYER.AQ ME KEQ KUR NUK KTHJELLOHESH DHE VAZHDON TA STERHOLLOSH NGA NJE DEGE BNE TJETREN.E TOMA NUK E DI AS VETE SE KUJTE DEGE I ESHTE MBERTHYER ,E KJO E FUNDIT QE SDO TE DIJE SE KE PARA ,ME QE E KE PERKIULUR SHUME TE HEDHE TUTJE SI KRIMB.
TE HABIT FAKTI QE PROKURORIA MENJE HERE FILLON HETIMET PER IDIOTESIRA DHE NUK U JEP AS NJE DREJTIM VJEDHJEVE TE RRUGES KOMBIT SHITJES SE SHQIPRIS VRASJEVE NE BULEVARD E SHUME E SHUME VJEDHJEVE TE BERA NGA PUSHTETARET E DJESHEM.NA PELQEN QE PER TE SOTMIT E MBANE SYU NE THEP E SHQEKZ ,POR PER VJEDHJET E KALUARA PAMVARSISHT SE I VUAN POPULLI ,PROKURORIA BENE GJUMI DIMROR TE ARIUT.
DO DALI DHE PUNA E TOMES SE U MBARSE MALI DHE NA POLLI MIZE?
BARDI
Me kembe te mbare kjo pranvere! Filloi dekriminalizimi i parlementit shqiptar edhe pa ndihmen e Bylyk-bashit. Toma iku i pari dhe qofte me kembe te mbare. Po Berisha e Basha kur do ikin se edhe ata jane me mysybet se Doshi?