Partia Demokratike ka deklaruar mbrëmjen e sotme se dëshmitari Durim Bami po torturohet në polici. Sipas zëdhënëses së PD, Bami po mbahet në një vend sekret pa praninë e avokatit.
Deklarata e plotë e PD
“Deputeti Doshi ka akuzuar kryetarin e Kuvendit se ka porositur pikërisht të ndaluarin e sotëm për ekzkutimin e tij dhe të deputetit Fufi.
Prej mëngjesit kur Bami është ndaluar, po mbahet në ambientet sekrete të Policisë së Shtetit, pa avokat dhe nën presion e torturë, vetëm me një qëllim.
Që të manipulojnë dëshminë e tij.
Deputeti Doshi është shprehur se ka fakte dhe prova, ka dëshminë e tij përmes videos, që ka treguar se është porositur dhe paguar nga Kryetari i Kuvendit për të bërë vrasjen e dy deputetëve.
Pak ditë më parë, dëshmitari, personi kyc në këtë skenar mafioz të pushtetit, është tentuar të eleminohet fizikisht përmes vendosjes së eksplozivit në makinën e tij.
Partia Demokratike e denoncon këtë akt mafioz me metoda tipike të sigurimit të shtetit, si një manovër gangsterësh në pushtet, për të shpëtuar nga akuza më e rëndë e 25 viteve të fundit.
Po synohet manipulimi i dëshmitarit, dhe pas kësaj skeme, njësoj e rëndë si skenari i vrasjes së dy deputetëve, qëndron Ilir Meta dhe Edi Rama.
Nxisim Prokurorinë të marrë menjëherë situatën në dorë, të hetojë në mënyrë ligjore e të pavarur, ta nxjerrë çështjen më të rëndësishme të vendit nga bodrumet e errëta e me tortura të Policisë së Edi Ramës dhe Ilir Metës”.

Ta bejme Durim Bamin piçkar te demokracise.Bujari te firmosi dekretin shpejt.Policia te dorezoje armet ne duart e popullit(te miat,se une jam populli)
E ju dhimset vrasesi se mos jep emrat tuaj prandaj .
pse dilni ne krah te vrasesit ju gjithmon te pdse i qani allin shume kriminelit pse ju djege apo jeni vete
Ama hyri topi ne fushe te Berishes? aty ku eshte xhongler i krimit?,Di ai si e qendis lojen tani!