Situata (e pandryshuar) në ISSH ndërkohë që tonet për pastrimin e politikës dhe administratës ashpërsohen

redaktor

Jo shumë ditë më parë u përhap lajmi mbi rrezikun e mospensionimit të njerëzve të administratës publike.

Zhurma u fashit shpejt ndërkohë që pyetje të shumta mbetën pa përgjigje: Kur ka filluar ky veprim antiligjor financiar? Kush ka urdhëruar për keqmenaxhimin e këtyre fondeve? Kush janë personat, apo personi përgjegjës, që ka shpikur këtë mekanizëm të shpërdorimit jashtë destinacionit të fondeve të buxhetit? Si kanë guxuar drejtuesit e ISSH-së të fshehin diçka të tillë?

Duke qëndruar tek pyetja e fundit drejtuesja aktuale e ISSH Vjollca Braho është disavjeçare në post, që nga qeverisja Berisha.

Më herët ajo është denoncuar për abuzime nga së paku dy raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Pra skandali i pensioneve nuk është i vetmi që megjithë rëndesën e tij në jetën sociale të vendit nuk e ndikoi vijimin e qëndrimit në post të znj.Braho.

Ajo është rishfaqur sot në kronikat televizive ndërkohë që kreu i qeverisë Rama dhe ministri Veliaj kanë qënë të pranishëm në zyrat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Vlorës, ku është bërë shpërndarja e pensioneve të reja për disa të moshuar në bazë të skemës së re.

erioni me vjollcenDrejtuesja e hershme e ISSH (veshur në të kuq) shihet krah kryeministrit (foto lart) dhe pas ministrit (foto djathtas) gjatë këtij aktiviteti në Vlorë.

Qytetarët shqiptarë votuan për ritëm të ri dhe drejtues të rinj të panjollë në administratën e shtetit ndërkohë që përfaqësues ndërkombëtarë në Tiranë ashpërsuan tonet këtë javë për pastrim të politikës dhe administratës pas ngjarjeve të ditëve të fundit.

Por në shumë pika të saj përfshirë ISSH-në, gjendja mbetet ende e pandryshuar.

Akumulimi i këtij fenomeni e zbeh impaktin e reformave dhe ul me të drejtë besimin e taksapaguesve shqiptarë ndaj institucioneve të shtetit.

Share This Article
10 Comments
  • Doli prape kjo Miss-i i PDIU-se? Per ke e ka harruar, kjo eshte ajo qe nuk u lejua te hyje para disa muajsh ne Greqi dhe beri zhurme te madhe. Si çame e flakte do shkonte ta luftonte “armikun” mu ne zemer, ne buzuqet greke.
    Kjo eshte ajo qe ne dasmen e Erion Veliajt ne Peze priste vizitat, sepse perflitet si sponsorizuesja kryesore e kesaj dasme.
    Nderkohe, ne krahun e saj te djathte eshte Rama, kryeministri i vendit, ai qe me shpate te madhe ka dale kunder korrupsionit dhe pa piken e turpit del e ben show mediatik me nje nga personazhet me te perfolur per korrupsion nga administrata e Berishes.
    Po nuk eshte per tu surprizuar shume. Tek e fundit, Rama bashkeqeveris me Meten, njeriun e xhiruar me ze dhe figure duke bere pazare me tendera e mijera e mijra euro.
    O pika qe s’te bie o Edi Rama! Te hengert dreqi ty dhe Rilindjen tende me shtate standarte…

  • Nqse ajo e meriton te rije ne ate post sepse mund t ejete e zonja dhe e paperlyer le te rije Por per kete zonje ka shume fjale se atje ne ate institucion ka seksere qe meren me pensionet e njerzve Per te bere nje pune atje nuk shkohet direkt por kapet nje sekser dhe ai ne baze te pageses qe ju beni duhet te mbaroni pune.

  • Qe Erion Veliaj eshte hajdut ket e dime,por qe kjo superhajdutja came vazhdon edhe me Rilindjen nuk do ta besoja kurre…!! Leri dokrrat me Tom Dosh o Edi Rama se me keta te korruptuar qe ke ne nivele te larta nuk i jep dot hajer shqiptarit. Je i paafte dhe ben mire ta lesh vete postin e Kryeministrit. Dorezoja Blushit pershembull,hahahahaha….!

    • Zogu, ky eshte ekuacioni me i lehte. Kjo eshte pjese e marreveshjes per reformen territoriale PS me PDIU te Shpetim Idrizit.
      Pastaj, sa te gjente nje hajdutke te Mjaftit Erioni qe ta vendoste ne ate post, e kishte gati me pervoje kete te PDIU.

  • Erion Veliaj dhe Vjollca Braho = Olivia dhe Braccio di ferro , ne versionin e kopjes qesharake. Po ky gjatoshi cdo mes ketyre te dyve? Nje shprehje thote: “Ku jane dy vete, s’ka vend per te trete”.

    • Kurse varianti im eshte RAMA & VELIAJ = DOLCE GABBANA shqiptare. Kjo dosa came, qe kur ka filluar te shoqerohet me keta dy Star-et e PS, ka filluar te behet elegante.
      Pertej show qe bejne, ju lutem mund te me shpjegoje dikush se cfare jane keto kartat qe bejne sikur shperndajne keta?

  • Vjollca Braho(turp për mbiemrin që mban) është përfaqësuese politke e ….

    Omer Mamo tutor prostitutash
    Dashamir Tahiri skafist dhe drogaxhi
    Tahir Muhedini një nga tregëtarët e drogës më të vjetër në ballkan
    Shpëtim Idrizi narkoman dhe i korruptuar në embrion
    Aqif Rakipi drogaxhi

    Rrofte Rilindja
    Rroftë Dekriminalizimi

  • Me lidhi puna me kete zonje para disa ditesh. Bandite e pa edukate dhe qe nuk ja ben syri terr. Nuk di ku e gjejne kurajo kjo kategori harbutesh. Turp 100 here per ministrin Veliaj, nje nga djemte e mire te kesaj qeverrie, qe mban ende ne detyre te tille njeres qe i kane kthyer institucionet ne çerdhe klanore, ku qytetari shkelet me kembe, ku leket e shtetit shperdorohen, ku “njeshi” sillet si padrino.
    Zgjuaju shtet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *