Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Përshëndetje Dita! Lexova këto ditë një shqetësim të një intelektuali në lidhje me njoftimin që i kishin bërë tatimet për disa gjoba. Fatkeqësisht konstatova jo vetëm mosnjohje të ligjit, por edhe mosdashje të njohjes së tij. Tatimet mund të kenë shumë kusure, por sigurisht jo ato që i kërkon zotëria. Në fakt është tipike shqiptare ndoshta, mosmarrja e konsulencës ose kryerja e punëve vetë. Gjithashtu duhet që edhe ne si qytetarë të fillojmë ta perceptojmë shtetin si partner dhe jo si armik, në mënyrë që ndoshta të përfitojmë shërbimet e merituara. Është marrëdhënie pra, marr jap dhe jo marr marr. Respekte, Naimi.
