Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu ka zhvilluar një takim me Presidentin Bujar Nishani.
Takimi mes tyre ka zgjatur rreth 30 minuta, ndërsa nuk bëhet e ditur ende zyrtarisht se për çfarë mund të jetë biseduar gjatë takimit.
Takimi vjen në një kohë kur situata politike në vend është e trazuar pas akuzave të deputetit Tom Doshi, si dhe përplasjet mazhorancë-opozitë.
