Gjashtë orë pa ndërprerje ka dëshmuar deputeti Tom Doshi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në lidhje me akuzat e hedhura se ndaj tij është tentuar të kryhet një atentat i paguar nga krerët e shtetit dhe njerëz të opozitës.
Ligjvënësi që tashmë është përjashtuar nga Grupi parlamentar Socialist, ka hyrë në institucionin e akuzës rreth orës 09:30 (një orë e gjysmë me vonesë) dhe ka dalë prej andej në orën 15:30 të pasdites së djeshme.
Një detaj interesant ishte fakti se deputeti hyri nga dera e përparme e Krimeve të Rënda, teksa zbriti nga makina e tij e blinduar dhe doli nga dera e pasme, për t’iu shmangur përballjes me gazetarët apo për të dhënë deklarata.
Mësohet se Doshi i është përmbajtur deklaratave të tij se kanë dashur ta eleminojnë fizikisht me urdhër politik dhe kërkoi hetimin nga institucioni i akuzës.
Kurse kur është ballafaquar me rrëfimin në Prokurori të të arrestuarit Durim Bami, ka thënë se dëshmitari është manipuluar dhe se i ka të regjistruara në video deklaratat e tij. Doshi ka dorëzuar video dhe fotografi, ndërsa ka firmosur deponimin.
Burime nga prokuroria deklaruan se deputeti Tom Doshi ka dorëzuar në një USB të gjitha materialet që kishte për këtë çështje.
Aty ka pasur videon e bërë në zyrën e deputetit, prej 36 minuta dhe 28 sekonda, materiale dhe fotografi të ndryshme.
Ligjvënësi për 6 orë me radhë ka dëshmuar gjithçka dinte rreth çështjes se donin që ta vrisnin, duke rrëfyer edhe raportet e tij me personat që pretendohet se kanë porositur krimin.
Deputeti ka bërë një përmbledhje të dyshimeve të tij, shkaqeve pse duan që ta heqin qafe dhe ka këmbëngulur se nuk bëhet fjalë për një sajesë, por një tentativë të vërtetë që ka dështuar, sepse atentatori është penduar.
Pasi ka mbaruar deponimin e tij para prokurorit Përparim Kulluri dhe oficerëve gjyqësorë, Doshi është përballur edhe me deponimet e “atentatorit” të pretenduar, Durim Bami.
Deputetit i është bërë me dije se Bami ka pranuar se gjithçka ishte e sajuar nga Doshi për arsye që nuk i dinte dhe se deputeti e kishte mësuar se si të fliste.
Madje i është pohuar se ky shërbim është kryer kundrejt shpërblimit dhe se nuk ka pasur porosi apo pagesa për atentat.
Deputeti mësohet se u ka thënë prokurorëve se rrëfimin e Bamit e kanë të gjithë në videon që kishte dorëzuar.
“Ndryshimi i deklaratës nga dëshmitari është bërë për shkak se është manipuluar dhe i është bërë presion. Rrëfimin e tij e kam në video të plotë dhe mund ta dëgjoni”, ka thënë Doshi.

Vure interesat e tua mbi interesat e Shqiperise zoti Tom ! Eshte turp per nje malesor qe friken nga vrasja ja faturon forces tende politike.
Ju drejtohem si shtetas i ketij vendi mos ferko duart per kete qe bere se eshte nje dem aq i madh sa qe do gjykohesh gjate per menyren e gabuar qe zgjodhe.
Ministri i Brendshem Sajmir Tahiri duhet ti therres mendjes se ne pushtet problemet nuk zgjidhen privatisht, por ne rruge ligjore duke e drejtuar ate kodoshin ne organet e Prokurorise e te Gjykates.
Zoti Tom ! Saliu qe kishte zbritur nga kali me 23 qershor 2013 zotrote i bleve kal te ri si atij vrasesit qe i bleve makine.
Ju i keni xhepat plote dhe i thoni sherrit lamtumire, po populli te behet mish per top per ju ?
Monika Kryemadhi, fustan 7 mijë euro.
Fustani i Monika Kryemadhit kushton 5.146 paund anglez. Ose afërsisht 7 mijë euro. Ai është mëndafsh i zbukuruar me gurë të çmuar dhe në koleksionin e tij ka çmimin 5.146 paund, ose afërsisht 7 mije euro.
Ky ishte një nga fustanet më të shtrenjtë në mbrëmjen gala të Liri Berishës, po të mos llogarisim zbukurimet prej floriri të zonjës Berisha. Pas Kryemadhit, fustanet më të shtrenjtë i kishte Majlinda Bregu, Mesila Doda dhe vetë Liri dhe Argita Berisha./Tema