Një protestë e veçantë është bërë në edicionin e lajmeve të TV Telma në Maqedoni.
Pas skandalit të përgjimeve. Në edicionin e lajmeve të së mërkurës gazetarja Jasminka Anevska mbante në tavolinë një telefon të kuq.
Ndërsa lexonte lajmet, nuk pushonte zilja e telefonit. Në një moment ajo e kap receptorin, por e mbyll telefonim pa ndërprerë lajmet. Kjo protestë ishte kundër censurës dhe lajmeve të porositura “nga lart”.
Ajo ka zgjedhur këtë mënyrë të protestuari pasi një ditë më parë nga lajmi i saj janë hequr pyetjet “provokative” që i bëri kryeministrit Nikolla Gruevski në lidhje me skandalin e përgjimeve që e zbardhi opozita./lapsi
https://www.youtube.com/watch?v=JJz61nVELpw
