Lihet i lirë kreu i antikorrupsionit në Gjirokastër

anazapta

Kreu i Antikorrupsionit në Policinë e Gjirokastrës është lënë i lirë nga gjykata. Seanca e sotme gjyqësore për të vlerësuar masën e arrestit ndaj, Miklovan Kararajt është përmbyllur me lirimin e tij dhe daljen nga salla e gjyqit, bën të ditur “Balkanweb”.

Seanca ka zgjatur 40 minuta dhe në fund, Miklovan Kararaj ka marrë masën e detyrimit për paraqitje një herë në javë në organin e akuzës së Gjirokastrës. Ai akuzohet për veprën penale të korrupsionit pasiv.

Miklovan Kararaj është arrestuar katër ditë më parë falë një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria e Gjirokastrës, pas një raporti voluminoz të paraqitur nga SHKB-ja, që e implikonte atë në një aferë korruptive me vlerë 10 mijë euro.

Dyshohet se Kararaj i ka kërkuar 10 mijë euro një biznesmeni, dhe po ashtu dyshohet se ai ka bashkëpunuar edhe me kolegë të tjerë të tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *