Rusi, lirohet Alexei Navalny, kritik i Putinit

redaktor

Alexei Navalny, njëri prej kritikëve më të fortë të presidentit rus, Vladimir Putin la qelinë 15 ditë pasi u ndalua për thirrjet për protesta.

Navalny la qelinë ku mbahej në Moskë një javë pas vrasjes së një tjetër figure opozitare, Boris Nemtos, që u qëllua pranë Kremlinit pas thirrjeve për protesta kundër luftës në Ukrainë.

Protesta e 1 Marsit, të cilën e thërritën të dy udhëheqësit e opozitës, në vend të një proteste kundër Putinit u shndërrua në një marshim homazh për nder të Nemtsov.

Navalny deklaron se të gjitha akuzat e ngritura kundër tij janë të motivuara politikisht.

Share This Article
7 Comments
  • Mos,e paskan nxjerr nga burgu,per t’a vare me kollaj ne rruge e t’a cojne edhe ate tek shoku i tij i vrare Nemtsov!

  • Aleksej Navalnij dhe vëllai i tij janë dënuar me burg si hajdutë !
    Ne shqipëtarët mbrojmë ç’do hajdut e rrugaç rus , boll të jetë kundër Putinit që ne e kemi armikun tonë ( sepse Amerika e quan armikun e saj ) .
    Tërë jetën servilë mbetëm ne ?!

  • Eh e dine vete ca bej a ata. Ne kemi hallin tone se jemi pa te gjitha. Edhe te pe mbrojtur. Edhe fukarenje. Edhe pa pune. Edhe shqexhinje. Edhe kriminele. Edhe hallexhinje . Rusi e ka ne terezi or ti mik. Ca na duhet ne ca ben ai ne shtepine e tij. Na pyeti gje ne ?JO. Ne erdhi te na vrase? JO. Na mori minierat? JO. Po arin, po naften,po kromin, po hidrocentralet, po detin, po tokat, po bursen ? JO; Na vrau, na preu, na bombardoi, na pruri nendetese, na luftoi per te na cliruar nga vetja, na perdhunoi, na drogoi, na trafikoi? JO; Na edukoi, na meso I, na zhvilloi, na demokratizoi, na diktoi, na sulmoi, na pergjohi, na kontolloi, na injoroi, na ngacmoi, na mori hak, na i leu duart me gjak? JO…………..

    PYETJA SHTROHET, PSE DUHET ET UREJME MIQTE E VJETER? PER TE RRINJTE?
    NJE FJALE E MENCME THOTE: MOS U MER ME PUNET E BOTES, SE I BEN DEM KOKES.
    MIKUN E RI ZERE, TE VJETERIN MOS E LARGO…..

  • Nje gjegje muzhikut qe vjen nga lemi i shirjes se Llukes.

    Gazetat botojne lajme sic i japin agjencite e huaja te lajmeve e mos bej dallavere me aleate e armiq.Po ti me ke e ke lidhur aleancen,me Rusine e Putinit,sepse duane e tij ben?! Duket ti je i njohur nga afer me hajdutet e rrufianet e Rusise,se ne nuk i njohim.Por nuk te fut njeri ne burg per vjedhje dhe gte liroka per dy jave.Ai eshte sic thuhet kundershtar politik e partiak i Putinit dhe e liruan per shkak te presionit vendas e atij nderkombetar me rastin e vrasjes se udheheqesit tjeter opozitar.

  • O pensionist i zgërlaqur ( nga trutë , natyrisht ) !
    E shoh që je shumë i paditur e ndërkohë , tepër llafazan . Do të bëja nder po të polemizoja me ty . Nuk e meriton , nuk ia vlen !
    Ke dëgjuar gjë për një WIKIPEDIA ?
    Gjeje dho do mësosh shumë gjëra !
    Është mirë që , kur të shkosh në atë Botë , të mos jesh fare trap !

  • Mos ky fare “kritiku” i Putinit hengerka e pika me Putinin, se ate qe e kritikoi njemend Putinin, u pa çka e gjet ne shesh te Kremlinit!!! Cari rus me kete gjest don te “lahet” ne sy bote se eshte teper “demokrat”!

    DRENICA E KUQE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *