Sot pas një sëmundje të gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u nda nga jeta Akademiku Mentor Përmeti, një figurë e shquar e në fushën e bujqesisë, arsimit dhe shkencës shqiptare e më gjerë.
Gjatë jetës së tij, ai ju përkushtua bujqësisë, duke dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e saj, arsimit për përgatitjen e gjeneratave të reja të specialistëve në këtë fushë.
Ai la një trashëgimi shkencore të pasur praktike dhe botuese në krijimin e varieteteve të reja dhe në shtimin e ematerialit gjenetik të bimëve.

Ngushellime familjes se Akademikut Mentor Permeti !
Gjithcka Prof.Mentori ja kushtoi zhvillimit e perparimit te vendit. Gjithe jeten ne sherbim te bujqesise, shkences bujqesore, pergatitjes se specialisteve te bujqesise te disa brezave.
Kontributi dhe trashegimia e tij ne sherbim te atdheut e kane renditur ne eliten e intelektualeve.
Nderim, mirenjohje dhe respekt per vepren e ketij personaliteti te madh te kombit shqiptar !