Pol Pogba pritet të jetë një nga objektivat e shumë skuadrave evropiane në merkaton e verës. Sipas asaj që ka pohuar agjenti i tij, Mino Raiola, mesfushori i Juventusit mund të shitet për një shifër prej 90 milionë euro.
Një operacion të tillë mund ta kryejnë pa probleme klube si Mançester Siti, Reali i Madridit, Çelsi, PSG. Por ka qenë Mino Raiola, ai që ka hedhur pak dritë në atë që mund të jetë operacioni më i madh i merkatos së verës.
Agjenti i Pogbasë ka pohuar se: “Të gjithë mendojnë se Pol do të largohet në fund të sezonit nga Juventusi. Nuk është e thënë të ndodhë medoemos kjo lëvizje. Gjithçka varet nga Juve dhe vetë lojtari. Nëse arrihet një marrëveshje për të qëndruar edhe sezonin e ardhshëm, Pogba mund të mos e ndryshojë ngjyrën e fanellës edhe për 2016-ën”.
Një dekalaratë që çliron jo pak tifozët e Juventusit, shpresat e të cilëve për të parë Pogbanë me ekipin e tyre edhe për sezonin e ardhshëm janë të pakta.
