Kush ishte Gulielm Adam?

redaktor

I nderuar lexues! Gulielm Adam (1270-1341) ishte klerik francez, që shërbeu si kryepeshkop i Tivarit më 1324-1341; autor i relacionit “Udhëzim për të bërë udhëtimin për në Tokën e shenjtë”, shkruar latinisht më 1332 në Tivar dhe drejtuar Filipit VI Valua, mbret i Francës. Vepra ka vlerë si burim për historinë e Shqipërisë veriore në shek.XIV, sepse jep të dhëna për qytete si Shkodra, Drishti, Shasi, Ulqini e Tivari, për selitë peshkopale (të Pultit të madh e të Pultit të vogël, të Sapës dhe të Arbënit) dhe për popullsinë e këtyre viseve. Gulielm Adam jep dëshminë e parë që njihet deri më sot për një traditë letrare në gjuhën shqipe para shek.XIV. Vepra përshkruan gjithashtu gjendjen e rëndë të shqiptarëve në kohën e pushtimeve serbe dhe përgatitjet e tyre për një kryengritje të përgjithshme kundër sunduesve të huaj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *