Gropat e gjynahqarit të kombit

redaktor

Letër e nënshkruar

Preng Pjetri, Lezhë

 

Sinoptikanët e djathtë patën dhënë alarmin e një tufani për ditën e enjte të 5 marsit, dhe ashtu ngjau. Por dirigjentit tashmë të mplakur i ka rënë talenti dhe novatorizmi karizmatik. Dje plaku i alpeve u prezantua si një “engjëll” duke e nisur fjalën e tij me nota të ulëta dhe plot muzikalitet. Mirëpo sa hap e mbyll sytë e humbi trurin fatziu Sali dhe filloi të thërriste me të madhe: “Jep dorëheqjen, jep dorëheqjen, jeni akuzuar për vrasës të mbetur në tentativë”, kryeparlamentarit Meta. Çobani Sali u zu në siklet dhe mbeti në podium si një robot i çaktivizuar. Drejtuesi i seancës i kujtoi Berishës dhe Mediut Gërdecin dhe viktimat që shkaktoi ajo tragjedi. Shyqyr duhet thënë se janë njerëz të pashpirt dhe të papërgjegjshëm, se ndryshe të dy këta zotërinj, Saliu dhe Mediu, ose do të vrisnin veten, ose do të dorëzonin mandatin e pamerituar. Vrasësit kërkojnë të bëhen avokatë të popullit, çfarë absurdi e ironie. Berisha kërkon të mbrojë Doshin. Po pse more avokat s’mbrojte Olldashin e Hajdarin? Që akoma s’ka një version juridik të pranueshëm për këta liderë që guxuan të kundërshtonin ty? E harrove veten o Sali kur përjashtove Ngjelën nga grupi yt parlamentar, Islamin që e bërë të imigrojë, Zef Brozin që për pak e pate bërë kurban? O gjynahqari i kombit, po mundohesh të hapësh gropat e thella, po mirë ja bëni, se vetë do biesh në to. Edhe kësaj radhe dështuat.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *