Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës Osman Stafa, ka zbardhur një listë të gjatë me emra të cilët janë propozuar nga seksionet për të qenë kandidat të së djathtës në bashkinë e Durrësit për zgjedhjet e qershorit të këtij viti.
Deputetë, figura të spikatura të PD, intelektulë nga shoqëria civile dhe bota akademike janë bërë pjesë e listës e cila do të jetë e plotë ditën e hënë, kohë që përkon me mbylljen e fushatës së propozimeve nga grupseksionet.
Konkretisht janë propozuar emrat e Igli Carës dhe Oerd Bylykbashki, aktualisht deputet të PD në Kuvendin e Shqipërisë; arkitekti Viktor Dhimgjini, dr. shkencave Fatbardha Kadiu, pedagogu Redi Myshketa, dr. shkencave Shkëlqim Fortuzi, zëvendësdekania e universitetit të Durrësit Amdra Duka, Ardian Muka, Neritan Golja, Arqile Gorea e Armand Teliti.
