Partia Demokratike ka depozituar në Prokurori një kallëzim penal për ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani akuzoi Tahirin dhe Artan Didin për fshehje të krimit.
Sipas tij, ministri i brendshëm ka shpërdoruar detyrën dhe ka penguar zbardhjen e së vërtetës.
Ristani tha se PD inkurajon Prokurorinë që të ngrihet në nivelin e duhur dhe të shmanget nga ndikimi politik.

Edi Rama duhet te kuptoje se nuk mban me uje pilafi dhe duhet te inicioje ushtrimin e drejtesise ndaj tij se tragjedite dhe dramat e 2B jane pafund dhe nuk futet minarja ne thes. Edhe Tomes ndoshta ia kane servirur ate komplot po keta indirekt, ai e ka besuar se helbete ceshtje koke dhe zallamahia filloi ku me shume se kushdo bertet ish-kryeplaku. Pra ngelet ne nivel hipoteze sepse ashtu si ministri brendshem nuk eshte fajtor kur permend emra (se keshtu i tha Toma) po ashtu nuk ka perse te jete fajtor doemos edhe Toma kur permend emra (se keshtu i kane thane te tjeret qe kushedi valle si dhe nga kush jane instruktuar). Prokuroria po te doje te hetoje si duhet me siguri do nxjerre ne shesh hynere por kjo ceshtje eshte periferike kur e krahason me te tilla si Piramidat, Gerdeci, 21 janari, shitja e detit, vjedhja buxhetit etj etj. Dhe Edi Rama nuk mund te shfajsohet me me mos nxjerrjen e pergjegjesve para ligjit. Dhe po nuk e beri, do veshtiresoje me tej vete qeverisjen. Ky lajmi flet vete. Dhe pastaj na rrofte rilindja sepse ketu nuk eshte dilema do hyje dikush apo jo ne histori por a do linde shpresa ne kete vend.
Nuk kane me cfare te merren keta te PD.. edhe 15 vjet te tjera ne qeveri Rama dhe Meta me kete opozite koti
Kam nje pyetja per te cilen dua nje sqarim nga pikpamja juridike.kete ia drejtoj edhe prokurorit te pergjithshem dhe atij te krimeve te renda:behen ddenoncime penale ne emer te partive por edhe nga personate vecante.kush mban pergjegjesi penale per denoncim te rreme ,pavarsisht se keto mund te behen edhe ne emer te partive politike.