Nishani: Mësuesit janë ata që e mbajnë ndezur shpirtin e kombit shqiptar

Dita

Presidenti Bujar Nishani ka uruar me rastin e Festës së 7 marsit të gjithë mësuesit.

Në përkujtim të festës së 7 Marsit që është e dashur për të gjithë ne shqiptarët, dhe që sivjet përkon dhe me 128 vjetorin e vitit të hapjes së shkollës së parë shqipe, unë ju përcjell urimet më të përzemërta në gëzimin e festës suaj!

Arsimi, kultura dhe gjuha janë shpirti i një kombi dhe ju jeni ata që e mbani ndezur shpirtin e kombit shqiptar.

Sot ne kujtojmë me respekt e krenari mësuesit e parë të Mësonjëtores shqipe, pasi vetë hapja e shkollës ishte një fitore e madhe e Rilindjes sonë Kombëtare.

Dita e Mësuesit është dita kur ne i kujtojmë të gjithë mësuesit tanë që nga çasti kur u ulëm për herë të parë në bankat e shkollës, dhe më pas, mësuesit e të gjithë brezave, sepse e gjithë jeta është një shkollë pambarim.

Çdo 7 Mars i falënderojmë për punën e vyer, por edhe të vështirë që bëjnë duke arsimuar, edukuar, reformuar dhe transformuar nxënësit e tyre në profesionistë të zotë dhe qytetarë të denjë për t’i shërbyer atdheut tonë të përbashkët”, thuhet në urimin e Nishanit.

Kreu i shtetit shprehet se dëshirat e reformave edukative në jetën tonë mësimore, nuk mund të sigurohen pa përparimin dhe zhvillimin e personalitetit të mësuesve, në pikëpamjen metodike dhe didaktike. Sipas tij, mësuesi i epokave si kjo e jona, duhet ta shkrijë energjinë dhe kujdesin e tij jo vetëm brenda mureve të ngushta të shkollës.

“Lufta e gjithë jetës së sotme shoqërore për edukim, e cila dita-ditës lipset të bëhet më e organizuar dhe më e qendërzuar, i ngarkon mësuesit dhe pedagogut detyra më të rënda, më delikate, por dhe më të shenjta. Po nga ana tjetër, pikërisht falë këtij misioni që i cakton koha, mësuesi duhet të jetë në qendër të përkujdesit dhe mirë-trajtimit që duhet të ndjekë ndaj tij politika jonë arsimore.

Sot, në Ditën e Mësuesit, një urim të veçantë shkon edhe për një plejadë mësuesish në pension, të cilët kanë qenë modele të shkëlqyera dhe një pasuri e vyer e intelektualëve shqiptarë, të cilët shërbyen me dashuri e përkushtim dekada e dekada me radhë”, shprehet Nishani.

 

Share This Article
3 Comments
  • I mbaruan pafillet Presidentit, apo nuk asnje mesue te meritoje realisht konsideratat presidenciaje.
    V.Duka.

  • Edhe uron mesuesit, edhe del ne mbeshtetje te atyre qe s’kane nevoje per mesues (kontigjenti i Vitrines prej Kristali) por vetem per te blere kartonin e “diplomes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *