Një trup i pajetë është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin nacional Shkodër-Hani i Hotit. Viktima është identifikuar si Leonard Qefalia, 34 vjeç, banues në fshatin Goraj.
Ekspertët e kriminalistikës e gjetën trupin të hedhur në kanalin kullues të rrugës së lartpërmendur.
Ata e dërguan të ndjerin në morg dhe nga të dhënat paraprake mendohet se 34-vjeçari të jetë përplasur nga ndonjë makinë.
