Çështja “Doshi”, nis pyetja e zyrtarëve të Policisë

redaktor

Nga radhët e zyrtarëve të Policisë që do të pyeten në lidhje me çështjen “Doshi”, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, iu përgjigj i pari kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Numri dy i Policisë Shqiptare, qëndroi para grupit të hetimit për gati një orë.

Burimet shpjeguan, në rrugë jo zyrtare, se kryepolici Çako është pyetur nëse e kishte takuar apo jo deputetin Tom Doshi dhe Durim Bami, ashtu siç edhe deklaroi publikisht ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Mësohet në rrugë jo zyrtare se Çako është përgjigjur se takimi është zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Brendshme, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi.

Edhe numri një i Policisë Didi, pritet të pranojë ftesën e prokurorëve, për të dhënë po ashtu si të tjerët deklaratën e tij, në cilësinë e personit që ka dijeni, si edhe të shpjegoje se çfarë veprimesh ka kryer policia, menjëherë sapo janë vënë në dijeni nga deputeti Doshi, se, ndaj tij ishte tentuar të organizohej një komplot për ta vrarë-raporton TCH.

Një grup prokurorësh të Krimeve te Renda po i kryejnë këto veprime për llogari të hetimeve të çelura kryesisht pas qëndrimit publik të deputetit Doshi, i cili tha se kishte zbuluar një skenar dhe kishte po ashtu pohimin e shtetasit Durim Bami, si njeriu që ishte kontaktuar për të kryer vrasjen ndaj tij dhe deputetit demokrat Mhill Fufi.

Ky i fundit do të kalojë pragun e Prokurorisë të hënën, pas një ftese zyrtare që i dërgoi Prokurori. Por përpara Fufit, duhet të japë deklaratën e tij, ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili është ftuar të shkojë në Prokurori, në orën 09:00 të mëngjesit të së hënës.

Share This Article
1 Comment
  • Se paku nuk dine te qeverisin

    Dikush duhet te pergjigjet, te ndeshkohet me ligj
    per idene qe kane se, sapo behen me pushtet, kane te drejte ta shohin Shtetin si dashuri dhe pergjegjesi Vetem te Tyre.

    Keshtu bente Enveri, por ne fund te fundit, krimineli ishte ligjerisht i justifikuar, se ishte monizem, nje parti kishte.

    Keta te sotmit, ne momentin qe kane pranuar pluralizmin, dhe republiken parlamentare, duhet ta marrin vesh nje here e mire qe ASKUSH s’ka te drejte te veproj i vetem, aq me pak per probleme te tilla.

    Shteti nuk eshte me shume i Rame/Tahirit, se sa i Berishes (edhe pse ne Opozite), apo se sa i nje qytetari indiferent, qe hedh voten ne diten e caktuar dhe sheh punet e tij, me idene se Shteti do kujdeset e pergjigjet edhe per te, duke zbatuar ligjin.

    Nese Edi Rama mezi e priste momentin e nje akzue ndaj Ilir Metes (te ofruar asnje rendesi nuk ka, prej Tom Doshit), ai s’ka asnje te drejte ligjore te therres apo urdheroj Tahir Ministrin, per ta verifikuar privatisht kete akuze.
    Te dy, me siguri e genjejne edhe Ilir meten (kur e kane njoiftuar, menjehere, apo pas disa ditesh, kur dyshuan se ne kete mes s’kishte ngjarje reale?).

    Menjehere duhej ta bente problem ligjor. Kjo do ishte zgjidhja ligjore, qe ata e kane detyre e pergjegjesi, jo si dicka fakultative (e kane qejf e bejne, s’e lane s’e bejne!).

    Nese eshte e vertete qe Meta ka ardhur direkt pas rrefimit ne Prokurori, dhe eshte takuar me Tahirin ne zyren e ketij te fundit, pak perpara se Tahiri te nisej per tu pyetur ne Prokurori, dyshimi ehste edhe me i madh: se paku pandehma per krimin eshte e vertete dhe dikush duhet te pergjigjet.

    Se paku se nuk dine te qeverisin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *