Mbikalimi i Shkozetit do të përfundojë brenda muajit mars.
Gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e këtij mbikalimi. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto tha se përfundimi i mbikalimit do t’i japë rrjedhën e duhur qarkullimit.
Haxhinasto u kërkoi të gjithë kontraktorëve të punojnë me ritme të shpejta për të qenë gati në sezonin turistik.
Ndërtimi i mbikalimit të Shkozetit është pjesë e investimit që parashikonte ndërtimin e trasesë rrugore me gjatësi 7.5 km nga mbikalimi pranë autostradës Durrës-Tiranë deri në zonën e Plepave.
