Bajerni i Mynihut duket se ka siguruar që tani titullin kampion. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi dhe në javën e 24-tërt të Bundesligës duke mundur në transfertë Hanoverin 3-1, në një 90 minutësh ku vendasit për vetëm 3 minuta menduan se mund të arrinin një fitore ndaj kampionëve në fuqi, pas golit të Kiyotakes.
Por Xabi Alonso barazoi menjëherë për Bajernin, që vonoi disi golin e dytë, i cili erdhi në pjesën e dytë me Muller nga pika e bardhë.
Muller ishte ai që mbylli përfundimisht dhe llogaritë duke shënuar dhe golin e 1-3 me Bajernin që shkon tashmë në +11 nga ndjekësi më i afërt, pasi Ëolfsburg provoi forcën e Augsburgut në shtëpi, që vazhdon të “ëndërrojë” Europën. Bavarezët e vegjël fituan falë një goli të Kohr, që i largoi dhe vuajtjen Wernerit, i cili gaboi fillimisht nga pika e bardhë.
Nuk ka heronj në transfertën e Hamburgut për Borusian e Dortmundit. Verdhezinjtë pas katër fitoreve radhazi u ndalën në një barazim pa gola në Veri të Gjermanisë, ku dhe këtë herë vuajtën sërish rastet e shpërdoruara. Në takimet e tjera të javës u regjistruan ndërkohë këto rezultate.
