Drejtori i AKU, Kalo: Në ushqimet e bllokuara sot ka edhe shumë produkte për fëmijë (FOTO)

Dita

UPDATE – Agjencia për Kontrollin Ushqimor (AKU) veçanerisht drejtoria për Tiranën në bashkëpunim me sektorin e Krimit Ekonomik, Policinë dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, kanë goditur sërish.

Pas kontrolleve të bulmetit pak ditë më parë janë zbuluar në një aksion ditët e fundit raste abuzimi dhe manipulimi te produkteve ushqimore ne lidhje me afatin e perdorimit dhe skadences se tyre.

“Ne si autoriteti pergjegjes jemi te vendosur qe kete fenomen te perhapur ndjeshem gjate viteve te kaluara ta luftojme dhe godasim fort. Per kete une do kerkoja ndihmen e qytetareve tane ne rradhe te pare. Ata jane partneret tane me te rendesishem.

Denoncimi dhe informacionet e ardhura prej tyre jane arma me e forte per parandalimin dhe ndeshkimin e ketij fenomeni kaq te demshem. Por thirrja ime i drejtohet edhe Qeverise dhe organeve te tjera te saj per nje mbeshtetje me te plote , per nje bashkeveprim me te shpejte ne kohe dhe ne masa – thotë drejtori i AKU, Taulant Kalo.

11Kalo shton se vëmendja duhet të jetë maksimale sepse një pjesë e produkteve të bllokuara janë ushqime për fëmijë:

“Pa dashur te krijoj keqkputime dhe panik dua te permend se ne shume raste qe kemi evidentuar dhe konstatuar shkelje te tilla , nje sasi te konsiderueshme zene produktet per femije te vegjel ne moshe.

Nese nuk do arrijme ne kohe te parandalojme manipulimin e tyre atehere problemi per ti evidentuar dhe terhequr nga tregu i shitjes behet akoma me serioz.

Une do ti quaja me plot goje jo vetem akte te renda abuzive dhe te ndeshkueshme administrativisht, por ato jane akte kriminale” – thotë ai.

Ai i bën thirrje edhe perfaqesuesve te subjekteve qe operojne ne fushen e ushqimit të marrin menjehere masa per asgjesimin ne kohe te produkteve te cilave u ka kaluar afati perdorimit.

“Te mos pranojne dhe te mos operojne , ne asnje menyre me produkte te manipuluara, ndryshe do të perballen ashpër me ligjin. Qytetarët kane kohe qe e kerkojne dhe e meritojne plotesisht sigurinë ushqimore” – thote drejtuesi i AKU.

Në aksionin e sotëm u bllokua  kompania Infood e cila kryente falsifikimin e datave të produkteve ushqimore në në një ambjent të marrë me qera në autostradën Tiranë – Durrës, 5 km në perëndim të qytetit të Tiranës. Aty bëhej magazinimi i produkteve të skaduara të cilave iu ndërrohej etiketa dhe më pas shpërndaheshin nëpër markete – njoftoi policia.

Gjatë aksionit, është ndaluar edhe një furgon i firmës bashke me mallrat e skaduar me etiketa të falsifikuara.

Produktet e skaduara që tregtoheshin me etiketa false, i përkasin një game të gjerë, si çokollata, shampanjë, qumësht të huaj, djathra bebe, etj.

Sipas ekstraktit në QKR, edhe deputeti Tom Doshi i vënë ditët e fundit në qendër të vëmendjes rezulton aksioner në këtë kompani.

91526487

1

 

2

Share This Article
22 Comments
  • Lerini keto banalitete!Aksioneret ne te gjithe boten se kan idene se cbehet me kompanit ku ata kan investuar parate e tyre.Ata zgjedhin presidentin ndersa ky i fundit zgjedh ekipin menaxhues dhe per gjithshka keta te fundit mbajne pergjgjesi.Aksioneret rrine ne rradhe si te gjithe klientet kur duan te blejne dicka nga kompania ku kan investuar leket.Atyre u shkon perqindja e fitimit drejt e ne banke nderkoh qe e kontrollojne llogarin bankare nga fusha e golfit apo vilat buze detit.Do beni mire te shkoni dhe te kontrolloni shtepin e Ilir Metes se aty fshihen miliardat e vjedhura nga parat e taksapaguesve shqiptar.Keto jan veprime mafioze qe do e revoltojne edhe me shume shoqerin.Kaq shpejt filloi revanshi ndaj Doshit?!

  • Kjo qe po luan pushteti eshte nje loje e piset.Pse te gjitha keto behen mbas deklarates se bere nga Toma Kjo thjesht eshte nje presion per ti mbyllur gojen kundershtari njelloj si me rastin e Bashes qe e kercenojne me hapje gjyqi pse po kerkon qe te hetohet kjo ngjarje.

  • Jam dakord me E…
    Me ligj aksioneret nuk jane pergjegjes per kompanine. Ate e drejton menaxhimi. Vetem nqs vertetohet lidhje mes aksionerit dhe ceshtjes penale, atehere mund te nderhyje drejtesia.
    DITA, ne e dime kush eshte Toma por nqs vazhdoni ti bini per gjera te tilla, ose jeni te paditur, ose na merrni per injorante.

  • O media, lerini keto ‘bombastiket’… sa aksionere ka neper firma aq te mira qofshin. Merruni ore me Salen, bejeni per nje lek Edin qe e ka lene pas liste ate pune… ishte kryepremtimi apo jo? Apo nuk e ka LSI ne axhende qofte 21 janarin, qofte tradhetine e detit etj etj.

  • Ja se si funksionon shteti i kapur nga mafia. I gjithe aparati shteteror mobilizohet per te shkaterruar kedo i ngrihet kundra per te denoncuar te palarat, qofte edhe nje pjesetar i atyre pislleqeve. Keshtu i ndodhi edhe Falcone-s e Borsellino-s qe Didi me paturpesi deshi t’i krahasonte me Tahirin qe eshte pale ne kete loje. Kjo nuk eshte rilindje por nje rizhgerryerje ne llumin e krimit e te korrupsionit. As Meta nuk arriti te mbante masken e qete qe me aq kujdes kishte punuar qe t’ia qepte vetes ne daljet publike, por u leshua ne batuta e shantazhe nga kolltuku i kreut te parlamentit. Kot kapeni pas Saliut si per tu justifikuar tani qe po ju dalin lakrat sheshit. Jeni i njejti llum edhe pse i lyer me ngjyra feste e suksesi.

    • Ore “info” leshi!
      Mos i kerko llogari shtetit ti o LARO i KRIMIT ne Shqiperi!!!
      Ti si qytetar duhet te gezohesh,qe shteti ka kapur HAJDUTET DHE FALLCIFIKATORET kushdo qofshin e jo ta sulmosh ate!
      Ti qe aludon se po behet padrejtesi,JEP FAKTE TA KUNDERSHTOSH e jo pallavra!!
      Ne se Doshi ka faj apo jo,le ta hetoje e gjykoje drejtesia e jo ti LANGARAQ zorraxhi!!
      Keshtu bete edhew per LAZARATIN ju baxhellat,por tani rate quke!!!
      Keshtu bete edhe per avionet e droges,por tani po hani m… tuaj!!
      Te gjithe jane pasojat e sundimit kriminal te Sali Berishes dhe ju KELYSHET e tij nuk mund ta shpetoni dot!!!
      Ju erdhi fundi ,prandaj po ulurini!!!
      Nuk keni ku te futeni,vecse atje nga keni dale!!

      • Elpiniqi-fiqi- fiqi
        Vetem deleve u shkon mendja tek leshi sepse une si qytetar shqetesohem kur shoh se shteti po qeveriset nga nje bande mafiozesh qe shantazhojne njeri tjetrin. Nese ti nuk arrin te kuptosh se gjithe kjo “perkujdesje per shendetin e qytetarit” eshte thjesht pjese e shantazheve brenda llojit nuk ta kam fajin une. Ti vazhdo me sharjet se aq di aq ben. Per mua kush mbron mafjen e njerit krah duke sulmuar krahun tjeter eshte bashkepunetor me te keqen e ketij vendi dhe meriton vetem percmim.

  • ………sepse nuk ka shtet me rregulla loje, ketu eshte ligji xhungles……ju thoni ne bote, po flasim per albanistanin ku tan prifti shet veze vete te markata.tom doshi ne katundet e malsise m……….

  • e mbani mend kur arestuan padrinon e hashashit ne lazarat qe i sekuestruan, leke, droge etj
    e pate si tha…..une isha ne mal me lopet. padrino qe fitonte 4 milion euro ne vit…..lopcar, ju thoni si e ka bota.

  • FAJTORI TOM DULDOSHAJ

    Nuk e keni pare akoma ….Tomen! – pat thene njehere nje fare zanatçiu furçash, penelesh e kalemesh me ngjyra….nga foltorja e Kuvendit, me pak se gjysma e te cileve u etiketua si “te semure psiqike” nga nje tjeter “lojtar taullash” ne rolin e kryekuvendarit, i kohes se Ilireve, me shpinde te kerrusur nga pesha e nje thesi me shtateqindmije euro brenda.

    Eshte fajtor edhe i ketyre “rrugaçerive” radikal-politike ne Shqiperine e te rikthyerve nga nen Urat e Senes:

    1. Sipas Berat Gergurit, nga pemet frutore te Tomes dhe hardhite qe hijeshojne pronat ne Trush, eshte perhapur ne gjithe vendin e me tej, “Agrobacterium tumefaciens” – i familjes Rhizobiaceae, duke infektuar mollet, dardhat, pjeshkat, qershite, vishnjet dhe hardhite e çepanioteve, tepelenasve e kokedhjereve te Himares e Vunoit.

    Fillimisht si simptoma të para shfaqen gungëzat e vogla të cilat shfaqen në qafën e
    kërcellit të bimëve e të cilat më vonë zmadhohen dhe marrin forma të ndryshme.
    Tumore këto të cilat më vonë ose marrin pamje sfungjerore ose forcohen duke u
    drunjëzuar në bimë. Si rezultat i këtij infektimi bimët ngecin në rritje, kanë gjethe të
    vogla të verdha e të cilat rezultojnë të jenë te ndjeshme ndaj ngricave.

    2. Sipas Thanas Ruçit, nga kopeshti me perime te shumellojshme te Tomes, jane infektuar gjithe serrat e votuesve te nje xhuxhmaxhuxhi nga Berati, “zhurmemadh” siç i pelqen ta ledhatojne, qe fillojne nga Kardhiqi e deri ne Bubullime.
    Semundja shkencerisht njihet me emrin “Phytophthora infestants (Mont) de Bary”, apo per te ndenjurit e kembekryqte – Vrugu i domates. Semundja prek te gjitha organet si gjethet, lulet dhe frutat deri ne pjekje. Ne gjethe semundja verehet fillimisht me njolla te çrregullta, me aspekt si te zjera, me ngjyre kafe ne te ullinjte. Si pasoje vjen tharja e plote e gjithe bimes. Ne Bishtat e gjetheve, ne lastar dhe ne kercell verehen rrypa gjatesore te gjere, pak te shtypur dhe me ngjyre kafe ne te kuqeremte.

    3. Gjithnje sipas Thanas Ruçit, nga specat djeges te mbjellura ne vazot qe
    zbukurojne ballkonet e shumte te apartamentit te Tomes ne Tirone, jane infektuar gjithe specat e mbjellura ne vazo, kopeshte, anes rrugeve e deri tek dy brigjet e Lanes, te vetmet qe i shpetuan kasaphanes se Kalifit te Surrelit, me “Phytophthora capsici Leon” , apo katunarçe “gangrena e kembes se specit”.

    Prekjet nga kjo semundje e perhapur nga specat e Tomes, verehen tek aparati rrenjor, qafa e tij dhe baza e kercellit, te cilat nxihen dhe ne fund kalbezohen.

    4. Sipas fermerit Jetish Kurtishaj, nga Grekojci i Suharekes dhe doktorit veteriner te tij te besuar, Alban Spahiu, dy delet dhe nje cjap i Tomes, qe u pane te kullotnin ne livadhin me te rinovuar te Tirones, prapa kryeministrise, kane infektuar fermerin nga Suhareka, teksa i ledhatonte i habitur per kete ngjarje jo te zakonte per ditet qe jetojme. Qe aty, u transmetua edhe tek njeqind delet e tij semundja e çalimit apo e levizjes se deleve ne gjunje (IADK).

    “Çala – tregon doktor Spahiu – shkaktohet nga dy bakerie anajrobe:1) Bacteroides nodosus, në thundrat e deleve/dhive dhe mund të mbijetojë vetëm 10-14 dite), dhe 2) Fusobacterium necrophorum, në ambientin e jashtëm (përherë). Shenjë është çalimi dhe dëmtimi i thundrave dhe poashtu karakteristikë është kalbja e thundrës”.

    Pa u zgjatur me fajet e Tomes, qe rezultojne te pafundme, desha ti kujtoj heronjve te zbulimeve me te fundit ne:

    “Mos e kruaj Drande, grethin me krande, se ke ngucun te zezen tande”, Abuzimet dhe shkelja e ligjeve jane pergjegjesi individuale ne te gjithe doktrinat juridike qe kur jane krijuar.
    Ne te kundert, nese ndonje nga sherbyesit e Edi Rames, vjedh energjine per hesapin e tij, sipas zbulimeve me te fundit del qe pergjegjesine “kjo drejtesi e alegruar” duhet t’ja faturoje pikerisht atij: Edi Kristaq Rames.

  • Mire mo xhani vllait,po nok na thua zotrote a je drejtor i LSI…? Pooo,ska problem se nuk ta marrim si tendencioze ndaj Tomes,po a nuk na thua sa e ke gjoben qe paguan cdo muaj tek Partia(LSI) dhe pse te paguajne subjektet,cfare u premton ti ne kembim. Lerini prallat se miletit i ka ardhur atje ku smban me dhe fytyrat e juaja te urryera nuk i duron dot me. Tani qe Rama ka mbjelle palma pa fund,ka per seicilin nga ju nga nje PALME…..

  • Sa ishte Toma anetar dhe deputet i PS nuk pirdhte qeveria per ushqimet e skaduara qe i tregtoheshin qytetareve .Me ta shpallur Tomen armik u kujtuan edhe per skadencat qe na ofronte firma e Tomes .Rilindja ,jeni bo Rilindja e Enverit se ai ndiqte keto metoda (M Shehu poliagjent,hahahahaha).

  • ore njerez, jeni te çuditshem ju. Edhe ankoheni qe ne Shqiperi hahen gjera te skaduara, perdoren ilaçe te skaduara, etj dhe kur i kapin nisni dhe merreni me llogje. Ca flasin per kompanite aksionere, sikur kjo eshte Coca- Cola, ku pronari s’e di se ku ka fabriken neper cepat e botes. Jo mor zoteri, keto jane kompani leshi, qe behet ortak keqberesi me bossin dhe politikanin e sejcili mbulon pjesen e tij te domenit. Qysh ore s’e ditkan keta aksioneret, shikoni kete stallen aty, magazine ushqimesh e quani ate ju? Hani plehra dhe i paguani sa frengu pulen dhe prape ju vjen keq per keta pisa biznesmene, oooooo, boss i madh Doshi,kush me thote si e beri milionin e pare? Me mendje apo me dru?

    • oooooooo cuni i hitlerit
      doli nje gazetar nga Kosova dhe deklaroi qe mielli i bukes se perditshme eshte per Kafshe ,respekt per kto te fundit
      jo vetem kaq por tha mbaj pergjegjesi penale per ato qe deklaroj
      Ku vajti ai Panariti ??? Pse nuk doli asnje nga qeveria te jepte nje deklarate zyrtare , qofte dhe per sy e faqe ?????????????????????????
      me duhet dhe te te kujtoj qe jemi i vetmi vend qe kemi nje ministri bujqesie por asnje plan per zhvillimin e saj …te pakten me pare tejkalonin planin e grurit dhe pse hanit vetem buk misri 😛

      prandaj njezeri themi
      Kjo eshte tamam si goditja e grupit armiqesor te B.Ballukut ne 1956
      ku njerzit e mi deklaruan
      ME MIRE BEHEM DERR SESA KOMUNIST !
      te pakten sot ,nxirrni mesim nga e kaluara ,sepse nje shtet qe do ligjshmeri ,nuk e fillon goditjen te karamelet e skaduara te kalamajve duke dashur te manipuloje ndjeshmerine ne kete aspekt te njerzve ,
      e fillon pikerisht aty te milioni i pare
      dhe jo vetem i Doshit por dhe te vilat e Ilir Ngjales !

      • Love, me vjen keq qe ti edhe trenin ben si ben dhe e fut ne autostrade, kur e di edhe ti se ka problem rrotash. Komunizmi eshte gje e madhe per mua dhe ty, Marksin e kam lexuar pak ketej jashte dhe po i dalin ca parashikime. Une shoh ne foto ca pako me buke te thekur Mulino Bianco, teorikisht hahen edhe pas skadences, por ti haje Toma, jo populli. Kurse per ushqimet per femije eshte sakrilegj i madh, eshte krim tu shesesh ushqim te skaduar, duke qene se stomaku i femijeve eshte me delikat, perveçse jane produkte shume te shtrenjta. Ishalla AKU e ka marre seriozisht kete pune, se shpeton jete njerezish. Lexova nje koment tek nje vjersha ime, une vjershat i kam hob, ajo tek Duka ishte e çastit, direkt ne replike, por pashe se me ishe hakerryer me te gjiha ngjyrat. Duket qe ne fundjave nuk gezon humor te mire, po hajde, se nuk ta prish qejfin. Meqe je femer me shaj sa me rende…nuk me mbetet qejfi.

        • ahahhahahahahahahah
          kemi te drejta te barabarta ka thene komunizmi 😛
          une ju thashe skuader zboristash …kete se mohon dot 🙂
          fjalet e tjera ishin per qeverine …
          Marksi ,po po , nuk ka asnje lidhje Manifesti i Marksit me komunizmin ,po nejse .Sot jemi ne eren e internetit ,roboteve dhe prodhimit te energjise diellore .Ne/ ju keni ngelur te lufta e kllasave .Sa per Mulino Bianko ,40% e njerezve aty asqe e dine se cfare jane …e thekin buken ende si qemoti
          Nuk me vjen keq qe goditen prodhimet e skaduara ,
          por duket tendecioze sepse permendet emri i Doshit dhe sepse AKU eshte komplet ne dore te LISIS
          gjithmone keshtu ka qene … dhe kudo ku ka dr kjo shpk e Metes ,asgje nuk ka funksionuar dhe asgje nuk do funksionoje .
          Humorin e kam yll ,sidomos tani qe pashe Berishen ne prokurori …doli si fitimtar …tha qe jam zbatues i ligjit
          Kjo a nuk te ben per te qeshur ??? me te qara nuk ja dalim dot kesaj kohe 😛

  • Ku ishte deri tani ky drejtoruci….? Deri tani ca hanin femijet??? E merte rrogen ky???? Apo tani po i fallcifikon firma e “Tomes” keto …? Mos ki merak se do vij dhe rradha jote shume shpejt…..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *