Ajo ka hapur një butik super të shtrenjtë në Tiranë prej dy muajsh. Por, Armina Mevlani thotë se i dashuri i saj, Shkëlzen Berisha, nuk ka asnjë lidhje me të. Ajo ka hapur edhe një blog për këtë qëllim. “Më pëlqen që të punoj dhe t’i dedikohem diçkaje.
Normalisht që firmat do më ndihmojnë në publikime dhe reklamim, që ky blog të ndiqet edhe në botë. Sidomos firma që vjen së shpejti në Tiranë, “Diane Von Fustenberg”, e cila vesh edhe princeshën Kate Midelton. Më saktë ishte ideja e tyre për këtë blog”. Sipas Arminës, Shkëlzeni e mbështet vetëm moralisht për biznesin e saj.
“Zenit i pëlqejnë gjërat e bukura. Ai për mua është mbështetësi kryesor moral, që më bën të vazhdoj ëndrrat e mia dhe atë çfarë më jep kënaqësi”, thotë ajo. Në media është përfolur se prapa investimit për këtë butik qëndron pikërisht Shkëlzeni.
“Të gjithë e dimë se sa e vështirë është të shtysh muajin me një rrogë (mesa dimë Armina nuk paguhet gjëkundi) e jo më të kesh një dyqan luksi në ish-Bllok që vetëm një palë geta kushtojnë 160 euro. Janë ca gjera që duken ashiqare, ndaj, mos i merrni njerëzit për budallenj”-shkruan një komentues online. Suksese! Po meqë keni kaq shumë lekë, do ishte mirë të hapnit një fushatë bamirësie përshembull. Për të varfërit e Shqipërisë.

Dava kurtizane
Ne muret e duqanit tend armina bashkejetyesja, duhet te ekspozosh edhe portretet e 26 viktimave te Gerdecit,qe te kuptosh se kush eshte mbeshtetja morale per duqanin tend te shtrenjte…..