Gjimnazet, nën patronazh ministrash

Dita

Projekti “Shkolla si qendër komunitare” angazhon ministrat e kabinetit qeveritar të marrë në patronazh nga një shkollë. Kryeministri si i pari i qeverisë mori dy gjimnaze: “28 Nëntorin” në Shkodër dhe “Ali Demi” në Vlorë, zona elektorale e tij. Gjimnazi “28 Nëntori” përveçse një gjimnaz i njohur që nxjerr nxë- nës me rezultate të shkëlqyera dhe që bëhen dikushi në jetë, për shkodranët njihet dhe për një detaj tjetër:

Është shkolla ku ka studiuar ish-kryetarja e parlamentit, aktualisht deputete e PD-së në opozitë, Jozefina Topalli Për Edi Ramën këto dy gjimnaze: “Janë dy shembuj të shkëlqyer sa i takon rezultateve bazuar edhe në rezultatet e ma turës. Shkolla që kanë një histori të ndritur por që kanë dhe një sfidë për të shkuar përtej rezultateve notave dhe plotësimit me sukses të detyrave të shtëpisë dhe ndaj shoqërisë. Jam i bindur se do kemi shumë gjëra të reja në këtë rrugë”.

Ja shkollat që marrin në patronazh ministrat

-Kryeministri Edi Rama – Shkolla “Ali Demi” dhe “28 nëntori”

-Zv/kryeministri Niko Peleshi – Shkolla “Raqi Qirinçi”, Korçë dhe “Petro Nini Luarasi”,

Tiranë -Mimi Kodheli – Shkolla “Hydajet Lezha”, Lezhë

-Saimir Tahiri – Gjimnazi “Sami Frashëri” dhe “Myslym Keta”, Tiranë

– Ermonela Felaj – Gjimnazi “Babdud Karbunara”, Berat

– Ilir Beqaj – Shkolla “Naim Frashëri”, Durrës

– Mirela Kumbaro – Gjimnazi “Qemal Stafa”, Tiranë

-Eglantina Gjermeni – Shkolla “18 Tetori”, Lushnjë

– Klaida Gjosha – Gjimnazi “Ismail Qemali”, Tiranë

– Nasip Naço – Shkolla “Kristaq Capo”, Berat

– Edmond Haxhinasto – Shkolla “Vasil Kanani”, Elbasan

– Edmond Panariti – Shkolla “Ibrahim Rrugova”, Kamëz

– Milena Harito – Shkolla “Halim Xhelo”, Vlorë

– Erion Veliaj – Shkolla “Habzim Nela”, Kukës

– Shkëlqim Cani – Shkolla “Seit Najdeni”, Peshkopi

– Lindita Nikolla – “Andon Zako Çajupi”, Tiranë dhe Shkolla e Farkës, Tiranë Qark.

Të shohim tani, kujt do i zbardhet dhe kujt do i nxihet faqja nga këta .

Share This Article
2 Comments
  • Oh zot! Me kujtohen ato patronazhet qe beheshin ne kohen time ku nxenesit e mire merrnin ne patronazh nxenesit e dobet diku nga vitet 70-85.Me siguri kjo ”reforme ” do jape shume rezultat ne ecjen perpara te arsimit.Njelloj si reforma per emerimet me meritokraci dhe pa korrupsion qe do u behej mesuesve te papune, ku i genjyen per 2300 vende te lira qe ne fakt nuk ekzistonin pasi ishin mbushur para dy muajsh me militante.Propagande,propagande dhe genjeshtra te pafundme.

  • Gjimnazi 28 Nentori ne Shkoder e ka pasur emerin gjimnazi 29 nentori, por e nderruan pas vitit 1990, pikerisht pushtetaret si Jozefina.

    Ne kete gjimnaz ka studjuar Qemal Stafa, Vojo Kushi, Jordan Misja, hajdar Dushi, Emin Duraku, Tom Kola, manush Alimani, ka 187 deshmore ne luften nacional clirimtare, dhe nuk eshte Jozefina figura me e shquar e saj. Ajo eshte bashkepunetorja e sigurimit qe arriti postin me te larte shtetror. Prandaj, mos e fyeni kete gjimnaz te lavdishem me nje emer te permjerre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *