Tirana-Kukësi luhet në “Niko Dovana”

Dita

Tirana-Kukësi do të zhvillohet sot në orën 17:00 në “Niko Dovana”. Pas shumë përpjekjesh dhe negociatash që kryendeshja e javës së 26-të të Kategorisë Superiore të luhej në “Qemal Stafa”, u mor vendimi përfundimtar që ky 90 minutësh të spostohej në impiantin e Durrësit.

“Shoqëria Kuqezi” edhe pse u kishte lënë një fije shpresë drejtuesve bardheblu për zhvillimin e këtij takimi në kryeqytet, reshjet e ditëve të fundit dhe moti i ftohtë e kanë bërë të pamundur që terreni i “Qemal Stafës” të ishte gati për këtë fundjavë. Fakti që mesjavën e ardhshme në këtë fushë do të luhet derbi mes Tiranës dhe Partizanit, ka qenë një argument më shumë për të mos rrezikuar që tapeti i ri të pësonte dëmtime të parikuperueshme.

Ndërkohë në momentin e fundit është ndryshuar edhe stadiumi i takimit Elbasani-Laçi, që ishte programuar për t’u zhvilluar në Pogradec. Kjo ndeshje do të luhet në orën 14:00 në stadiumin e Kamzës.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *