Mbyllet dosja e sheshit “Skënderbej”, Basha ia hedh si në 2006-n

anazapta

Prokuroria e Tiranës ka pushuar padinë e ngritur nga këshilltarët socialistë ndaj kryebashkiakut Lulzim Basha për ndryshimin e projektit të sheshit “Skënderbej”. Dëmi i shkaktuar llogaritet të jetë rreth 4 milionë euro.

Vendimi është bërë publik një ditë më parë, duke e bërë këtë fitoren e dytë të Bashës për abuzime me fondet, pas çështjes së rrugës Rrëshen-Kalimash, për të cilën në kohën kur ishte në krye të Ministrisë së Transporteve u padit për abuzimin e 200 milionë eurove.

Në argumentimin e Prokurorisë së Tiranës thuhet se pushimi i hetimit ka ardhur pasi nuk ka pasur dëm ekonomik, se vendimi është marrë në mënyrë kolegjiale nga anëtarët e djathtë të këshillit bashkiak, çka nuk përbën vepër penale.

Menjëherë pas ardhjes në krye të Bashkisë së Tiranës, Basha ndryshoi projektin e sheshit “Skënderbej” . Devijimi nga projekti dhe kthimi i sheshit nga një zonë pedonale siç parashikonte projekti, në një zonë me trafik të dendur makinash, shkaktoi debat të gjerë në opinion rreth një vit më parë. Këshilltarët e majtë kërkuan që prokuroria të ndiqte penalisht abuzuesit që ndryshuan projektin, një ndryshim që “groposi” rreth 5 milionë euro investime.

Share This Article
1 Comment
  • Edhe ata qe e paditen e dinin paraprakisht se keshtu do te perfundonte gjyqi, por si duket donin te shikonin edhe nje prove me shume per kapjen e prokurorise nga kusaret e shkaterruesit e Shqiperise. Ketu nuk kam parasysh njerin apo tjetrin projekt por vetem faktin qe me fondet per investime publike pushtetaret sillen sikur te ishin te tyret e jo fonde publike me te cilat nuk mund te luash sipas qejfit e tekave. Po ne akoma kemi vetem shtet hajdutesh e tekanjozesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *