Juncker dhe Berlini, në favor të krijimit të ushtrisë së përbashkët europiane

Ornela

“Një ushtri e përbashkët e europianëve do t’i jepte Rusisë përshtypjen se e marrim seriozisht mbrojtjen e vlerave të Bashkimit Europian”, tha Juncker

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, u shpreh dje në deklarata publike, në favor të krijimit të ushtrisë së përbashkët europiane, përballë tensionit me Rusinë, një ide që gjithashtu josh edhe fuqinë e parë të kontinentit, Gjermaninë.

“Një ushtri e përbashkët e europianëve do t’i jepte Rusisë përshtypjen se e marrim seriozisht mbrojtjen e vlerave të Bashkimit Europian”, tha Juncker për të përjavshmen gjermane “Welt am Sonntag”. Shefi i ekzekutivit të Komunitetit pohoi se krijimi i kësaj force të përbashkët do të ndihmonte për një “politikë të jashtme dhe një siguri të përbashkët në BE dhe do t’i lejonte Europës të merrte përgjegjësitë e saj në botë”, edhe pse bëri të qartë se nuk kërkon të hyjë në garë me NATO-n. “Me ushtrinë e saj Europa mund të reagojë me më shumë kredibilitet ndaj kërcënimeve të paqes në një shtet anëtar, apo një shtet fqinj”, theksoi ai.

Pa përmendur tensionin mes Perëndimit dhe Rusisë në lindje të Ukrainës, Berlini gjithashtu mbështeti idenë dhe kërkoi që të përmirësohet bashkëpunimi mes forcave të armatosura kombëtare të vendeve të ndryshme europiane. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, është shprehur në favor të krijimit të ushtrisë evropiane, diçka që gjithsesi nuk do të arrihet për një kohë të shkurtër. Në të njëjtën mënyrë siç është e bindur se ndoshta jo fëmijët e saj, por nipërit do të jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Europës, gjithashtu është, për objektivin e forcave të armatosura europiane.

Edhe socialdemokratët, partnerët e qeverisë së Angela Merkel, garantuan mbështetjen e tyre ndaj idesë së Juncker. Ndërsa opozita kritikoi idenë. “Propozimi i Juncker është qartësisht kundër Rusisë”, tha, Christine Buchholz, deputete e Bundestagut. “Ky plan kontribuon në tensionimin dhe jo në qetësimin e situatës”, e mbylli ajo.

Nga ana tjetër deputeti rus, Leonid Slutski, i cilësoi si paranojake deklaratat e Jean-Claude Juncker për nevojën për të krijuar një ushtri të bllokut komunitar.  “Jemi përballë një versioni europiane të paranojës: të deklarosh nevojën e krijimit të një ushtrie të bashkuar për t’i bërë ballë Rusisë, që nuk ka për qëllim t’i hapë luftë askujt”, shkroi në Twitter deputeti./DITA

Share This Article
5 Comments
  • Esht e vetmja menyre per tu bere vertet te pavarur nga sh.b.a,,
    Unitet europ vetem keshtu mundet te quhet,duke pasur nje ushtri te perbashket!

  • Por mer Junker…me cfare do ta besh ti ushtrine Evropi-leshi me paret e vjedhura apo me ushtare evropiane qe sja mban te luftojne ?????
    Sa pare ke more kete here me bo thenie te tilla? Ti me zor fitove zgjedhjet do te besh dhe ushtri !!!

  • GJERMANIA qe ka kurajo te beje Moralisten ,
    me shtet e Europes ,
    Ka shkuar Dy here ne Default brenda nje shekulli ,
    Dhe ju Falen borxhet e dy Luftrave qe e Lejuan ,
    te Ringrinte ekonomine .
    E para ishte Greqia , qe ja fali edhe se ishte shume e Varfer .

    Ishte 24 gusht i vitit 1953 ,
    ku 23 shtete firmosen Tratatin e londres ,
    ku Gjermanise nga 23 Miliard te Paguante vetem 11,5 miliard ,
    pra 50% te borxheve ju falen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *