Berisha, në prokurori për herë të parë për çështjen “Doshi”

Bledar Lumani

Sali Berisha ka pranuar të paraqitet në prokurori, për të dëshmuar në lidhje me akuzat e tij në rastin e çështjes së Tom Doshit.

Ai ka mbërritur në prokurori rreth orës 09:00.

Kishte shumë dilemma nëse Berisha do të paraqitej në prokurori, duke qenë se këtë gjë nuk e ka bërë asnjëherë në jetën e tij, edhe pse kanë ndodhur ngjarje të rënda kriminale, për të cilat ai ka pasur dijeni apo edhe ka qenë i akuzuar.

Po gjatë ditës së sotme në prokurori pritet të paraqitet edhe Tom Doshi me Mark Frrokun, për t’u ballafaqur në lidhje me deklaratat e tyre.

Pritet ndërkohë që të japë dëshminë e tij edhe deputeti Mhill Fufi, që sipas Doshit, edhe ai do të vritej.

Share This Article
8 Comments
  • Hajde me shendet shoku Sali.Valle do mundesh dot te thuash te verteten??A do mundet Krimineli i faktuar Boterisht nga FBI-ja Amerikane,ti rezistoje tundimit per te mashtruar dhe genjyer prokuroret??Kjo eshte dilema e tij.Ai nuk duron dot pa mashtruar dhe genjyer mbi faktet,qofshin ato edhe kriminale.Ki kujdes z.SRB,sepse deshmia e rreme ndeshkohet me burg.

  • Berisha shkon e thot cfar tha para gazetarve,po ne prokorori do ti thot me detaje.Sa here kan pasur qef komunistet qe nga viti 1990 ai do ishte kalbur tesh.

  • E VETMJA GJUHE QE KUPTON SALI TRITOLI … !

    – Kushtrim per veprim e jo per te humbur kohe me
    kohen e humbur

    – Nga Agim e Alban Dega, Nju Jork

    Tritoli prej verteti eshte bere si buka e perditshme per shqiptaret ne keto gati 25 vjet demokraci . Si kur Sali Berisha eshte ne pozite ashtu edhe kur ai eshte ne opozite, vazhdimisht luhet vallja tragjike e tritolit. Askush si dhe sa Sali Berisha nuk e meriton me shume emrin Sali Tritoli. A nuk e deshmoi qarte e me fakte te shumta kete dukuri tragjike ish-truproja e tij ne intervisten per gazeten “ Dita “!
    Tritolin prej verteti te njohur si TNT e ben edhe me te zhurmshem dhe te rrezikshem tritoli verbal i regjizorit dhe urdheruesit te tij Sali Berisha. Ceshtja arriti deri aty sa te sulmohej edhe vete babai i ministrit te Brendshem dhe ministri me aktiv e me i suksesshem te qeverise Rama, Z. Saimir Tahiri.
    Mesazhi jo vetem politik por edhe fizik merr permasa shume me te renda e tragjike per popullin e thjeshte. Pasiguri… Panik… Ankth…. Lemeri
    Pa u shuar jehona e tij Berisha dhe banda e tij mafioze perdori e shpertheu edhe tritolin verbal nepermjet nje telalli te tij me emrin Tom Doshi. Pasi deshtoi shantazhi i tij i mirefillte politik Tom Doshi me porosi dhe pse jo me urdher te Berishes akuzon Kryetarin e Kuvendit te Shqiperise, Z. Ilir Meta se kishte porositur dhe paguar per vrasjen e tij pa dhene asnje prove ose deshmi per motivin e tij.
    Jo vetem kaq! Te gjithe deshmite e Tom Doshit u hodhen poshte jo vetem nga koleget e tij, por edhe nga deshmitari i tij “vrases me pagese” Asgje nga ato qe thote Tom Doshi nuk eshte e vertete… Ai me ka paguar dhe me ka vene revolverin mbi koke per te bere deklarata te tilla” pohon deshmitari dhe asi nen mengen e Doshit.
    Ne vend qe te heshti dhe terhiqet me bisht ne shale per deshtimin e turpshem te komplotit te tij dhe te Mafias jo vetem shqiptare por edhe serbe, greke… Sali Tritoli dhe “banda e tij e gangster eve“, sic e kane cilesuar qysh ne pranveren e vitit 1997 gazetat me ne ze te Londres mesyjne dhe pushtojne foltoren e altarit te demokracise. Kerkojne doreheqjen e kryeparlamentarit Ilir Meta.
    Synimi i vertete dhe kryesor si i perrallave me mbret te Tom Doshit edhe i hyxhymit te Berishes dhe i Mafias jo vetem shqiptare eshte ndalimi i reformave jetike per vendosjen e shtetit ligjor dhe shtetberjen jetike per te sotmen e te ardhmen e Shqiperise me hir a ma pahir, sa i lemerisi dhe largoi nga salla ambasadoret e BE-se. Tamam nje gjuhe tritoli qe askush nuk e ozteron me barbarisht se Sali Berisha .
    I lemerisi me terbimin e tij jo per Tom Doshin, qe ishte deputet i tij fillimisht…
    Sali Berishes as qe i ha palla jo per Tom Doshin por as per Shkelzen Kodoshin kur eshte puna per karrike e miliona.
    Pse !? Sali Berisha eshte terbuar keqazi nga prangat e shtetit ligjor qe po duken e trokasin gjithnje e me qarte ne horizontin e drejtesise. Ajo vonon por nuk harron. E lemeris reforma e saj qe po vjen.
    Sali Berishen dhe “Mafian e tij qe ka dale krejt jashte kontrollit”, sic e ka quajtur gazeta me e madhe ne Bote ” The New York Times” po i terbojne reformat dhe perpjekjet e qeverise se ” nje milione votave = nje milione zemrave te shqiptareve” per te bere shtet, per shtetformim mbi rrenojat dhe minat me sahat te Berishes ne cdo fushe jetike te Shqiperine qe e la si mos me keq.
    Sali Tritoli iku nga kryeminstria por pasi la mbrapa minat e tij me sahat ne Presidence, ne Prokurorine e Pergjithshme, ne Gjykaten e Larte, ne KLD, ne financat e boshatisura, ne aresimin e rrenuar, ne shendetesine e shkaterruar, ne ekonomine e sakatuar, ne borxhet deri ne gryke … ne kembet, ne stomakun dhe shpinen e cdo shqiptari.
    Me kusarine dhe vrastarine e tij askush me shume se Sali Berisha nuk eshte me i denje per Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne Hage, njesoj si miku, bosi dhe urdheruesi i tij, njesoj si armiku me i madh i shqiptareve dhe kombit te tyre, Sllobodan Milloshevic.
    Prandaj Sali Berisha dhe banda e tij po hedhin kushtrimin e cmendur qe te ngrihen shqiptaret jo per te mbrojtur demokracine, sic thote Sali Tritoli, por per te rivendosur Salikracine qe e rrenoi e pergjaku plot kater here Shqiperine, qe “e la rrase ne Diell” sic themi nga Malesia e Gjakoves edhe me keq se ish- diktatura komuniste e babait te tij shpirteror e ideologjik , Enver… Alise.
    Per karrike e pushtet, per plackitje e impunitet Sali Berisha eshte gati t’ia vere flaken perseri e perseri e perseri …. e njemije here perseri jo vetem Shqiperise, por edhe krejt Evropes dhe Botes.
    Terbimi dhe cakardisja totale e Sali Tritolit dhe Mafias se tij … jane nje kujtese e forte dhe kushtrim per Edvin Ramen, Ilir Meten, mazhorancen dhe vete deputetet e ndershem e atdhetare te PD-se e forcave te tjera politike, per mbare shqiptaret demokrate e atdhetare , qe te mos stepen e frikesohen por te vazhdojne e pershpejtojne reformat e nisura.
    Reformat ne drejtesine e sterkorruptuar dhe te kapur keq nga Sali Berisha e gangsteret tij eshte nena e te gjitha reformave, sic e ritheksuan edhe mesazhet e fundit te Uashingtonit dhe te Brukselit. Pa vendosjen e shtetit ligjor dhe drejtesise Shqiperia nuk ka te ardhme, nuk mund te behet shtet ligjor.
    Drejtesia vonon por nuk harron. Nuk ka me asnje minute kohe per te humbur. Krejt e kunderta . Eshte koha qe ta fitojme kohen e sterhumbur per te dekriminalizuar jo vetem Kuvendin e qeverine, por mbare Shqiperine.
    E nuk mund te kete dekriminalizim dhe drejtesi as ne Kuvend e ne asnje hallke te jetes politike, ekonomike, sociale, arsimore, kulturore ne Shqiperi pa u vene perballe forces se shtetit ligjor pikesepari Sali Berisha per 2 prillin 1991, per shkeljen e ligjeve kombetare e nderkombetare mbi embargon e naftes dhe armeve ndaj Milloshevicit, per mbytje ne tortura te Remzi Hoxhes, per 3000 te vrare e mbi 10 000 te plagosur ne katrahuren e 1997-es, per grusht shtetin e 16 shtatorit 1998, per masakren korruptive te Gredecit me mbi 26 viktima e qindra te plagosur, per ekzekutimin publik pa gjyq publik te kater protestuesve paqesore me 21 janar 2011 e plagosjen, torturimin dhe prangosjen e dhjetra e qindra te tjereve … per korrupsionin masiv, plackitjen dhe rrenimin e gjithanshem te Shqiperise.
    Si tritoli prej verteti edhe tritoli verbal i Sali Berishes eshte nje thirrje per veprim e jo per stepje per cdo qeveritar e deputet, per cdo atdhetar e qytetar shqiptar, eshte nje kushtrim per mbare kombin tone per liri e demokraci, per shtet ligjor e drejtesi ndaj cilitdo qe i ka shkelur e shkallmuar ato duke i zevenedesuar ato me impunitetin dhe antishtetin.
    I pari ne listen e te kerkuarve , wanted, eshte Sali Berisha i pasuar nga Lulezim Basha, Arben Ristani, Arben Imami, Fatmir Mediu e me radhe sipas peshes se krimit. Para Ligjit ne Toke dhe Zotit ne Qiell jemi te gjithe te barabarte!Ligji dhe vetem fuqia e ligjit jane e vetmja gjuhe qe kupton Sali Tritoli!

  • Tash Berisha duhet te shkoje dhjetra-qindra here ne Prokurori per te deshmuar per
    malin me krime qe rendon mbi te deri sa t’i futen byzylyqet dhe ta hedhin ne qeli per-
    fundimisht kete kriminel te poshter…..!!!

  • Ai shkon ne prokurori se e di qe ka te vetet atje,se ndryshe do vepronte si me pare.Prandaj nuk ka vend per entusiazem!Le t,ia leme kohes!

  • DUKET QE ZOGUT I JANE LAGUR PENDET DHE NUK FLUTURON DOT SI ME PARE, POR VETEM ECEN, DHE KUR ECEN ZOGU DIHET SE CFARE NDODH, E HA MACJA,,,,,, E MOR SALI SI RROTULLOHET RROTA,,,,,,, SALIU NE PROKURORI,,,,,, DICKA NUK SHKON KETU,,,,,,???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *